Moviola e Partizani-Egnatia/ Tejlor kontrollon çdo gjë, i drejtë goli i anuluar (VIDEO)

May 27, 2024 | 8:19
SHPËRNDAJE

Anglezi Entoni Tejlor, me një nivel shumë të lartë profesional, nuk e kishte aspak të vështirë ta kontrollonte këtë ndeshje.

TRESTY

Thjesht prania e tij në fushë i bëri më “të urtë” edhe lojtarët më “problematikë” të dy skuadrave. Dy ishin rastet e diskutueshme të finales, goli i anuluar i Partizanit dhe një pretendim për penallti të Skukës, ku anglezi mori vendimet e drejta.

22’ Partizani shënon me sulmuesin Bintsuka, por për Tejlorin goli nuk vlen. Gjyqtari anglez kishte vërshëllyer për prekje të topit me dorë të Sembene pas krosit në zonë, ndoshta edhe për një faull të tij ndaj Xhemajlit. VAR-i konfirmon vendimin e kryesorit.  (VIDEO)

45+3’ Murataj godet Zejnullain nga pas, Tejlor akordon faull, por pa karton, duke “toleruar” kapitenin e Partizanit.

74’ Skuka rrëzohet në zonë dhe kërkon penallti, por Tejlor bën me shenjë që loja të vazhdojë dhe vepron drejt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura