“Mos u dorëzoni kurrë atyre që…”/ Yuri Kim për reformën në drejtësi: Hiqni pengesat, bëni zgjidhje praktike

Sep 23, 2020 | 15:46
SHPËRNDAJE

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim thotë se reforma në drejtësi nuk do të ndalet, ndërsa ky proces sipas saj është i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të vendit.

yuri kim

Duke shpërndarë një artikull të ministres së Drejtësisë se Gjykata Kushtetuese do të krijohet brenda vitit, diplomatja amerikane bën thirrje për të mos u dorëzuar kurrë përpara atyre që dëshirojnë që drejtësia të mos vijë.,

Shumë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë për të vazhduar zbatimi i  Reformës në Drejtësi, hap pas hapi. Nevojë për të hequr pengesat, për të kërkuar zgjidhje praktike. Mos u dorëzoni kurrë atyre që dëshirojnë që Drejtësia të mos vijë kurrë”, shkruan ajo në Twitter.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura