“Mos neglizhoni vaksinimin anticovid”- Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: 10 qytetarë të infektuar me koronavirus

Apr 9, 2023 | 20:17
SHPËRNDAJE

Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë rëzultuar pozitiv me koronavirusi 10 qytetarë nga 174 testime, ndërsa nuk raportohet për asnjë viktime.

covid kosove

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar imunitetin e tyre.

“Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet”.

 Situata ne 24 orë

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 174 testime, nga të cilët 10 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:

6 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Durrës, Fier, Lushnje, Berat.

Janë 185 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit  nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,213 që nga fillimi i epidemisë.

 Statistika ( 9 Prill 2023)

Raste të reja ditore               10

Të shëruar në 24 orë            12

Të shtruar në spitale             4

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                        174

Testime totale                   2,051,286

Raste pozitive                      334,002

Raste të shëruara                  330,213

Raste Aktive                             185

Humbje jete                              3,604

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                      153

Vlorë                         8

Fier                             8

Shkodër.                    4

Berat.                         4

Durrës.                      3

Korçë.                          2

Dibër.                          2

Elbasan.                     1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura