“Mos mblidhni karta identiteti”, kandidati i LSI-së publikon mesazhet e ministres së PS-së që…

Jun 20, 2017 | 18:22
SHPËRNDAJE

Kandidati për deputet i LSI-së për Beratin, Nasip Naço ka publikuar një foto të një mesazhi në rrjetet sociale, për të cilin shkuan se është dërguar nga Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Mesazhi duket se paralajmëron një militant që të mos mbledhë më karta identiteti.

Ngjarja ka ndodhur në Kuccovë ku ish-ministri i drejtësisë akuzon ministren e PS-së, Ermonela Felaj për këtë rast.

Reagimi i plotë 

Image

Një veprim i tillë nuk përbën asnjë shkelje të ligjit, por përkundrazi guximi i tepruar i një Ministre Shteti në detyrë sikurse z. Ermonela Felaj që kërcënon votuesit, përveçse nuk ka asnjë moral, përbën edhe vepër penale.

Znj. Ministreshë, formën po ta falim, (e kam fjalën për mungesën e njohurive të theksuara në drejtshkrim) por përmbajtjen është e patolerueshme të ta pranojmë.

Për të gjithë të interesuarit, përmes kësaj fotoje (ku evidentohet numri i telefonit të Ministres Felaj) po mundësojmë përcjelljen e shqetësimit qytetar, si dhe pasojës ligjore që mbart ky komunikim sipas legjislacionit në fuqi.

Në Kodin Penal citoj parashikimin se:

“Kercenimi ose ngacmimi i personit me anen e veprimeve te perseritura, me qellimin per t’i shkaktuar nje gjendje te vazhdueshme dhe te rende ankthi apo frike per sigurine vetjake, te nje te afermi ose te nje personi, me te cilin ka lidhje shpirterore, apo per ta detyruar te ndryshoje menyren e tij te jeteses, denohet me burgim nga gjashte muaj gjer ne kater vjet”.

E nderuara Ministreshë, të ftojmë të reflektosh lidhur me komunikimin aspak njerëzor që shfaq hapur, nga i cili nuk ke kursyer as bashkëpunëtorët e tu më të afërt…

Ndërkohë, uroj të pranosh ftesën time publike për të qenë nesër e pranishme në mitingun përmbyllës në Kuçovë, i cili do të të ndihmojë shumë të ndërgjegjësohesh lidhur me vullnetin e vërtetë të popullit këtu.

P.S Rasti në fjalë është shënuar në Kuçovë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura