“Mos hajdeni më në shtëpinë tonë.”- Orinda Huta rrëfen “sherrin” në familje për shkak të qenit: Ajo është bebi im…

Sep 30, 2022 | 13:43
SHPËRNDAJE

Panorama Plus/ Orinda Huta jo shpesh herë prononcohet nëpër intervista, por kur bëhet fjalë për kafshët shtëpiake mesa duket moderatorja është gjithmonë e gatshme.

Së fundmi, Orinda ka qenë e ftuar në “Aldo Morning Show” ku ka treguar eksperiencën me qenushen e saj dhe mënyrën si i drejtohet.

Ndër të tjera Huta u shpreh se Rubin e konsideron si fëmijën e saj dhe është shumë e lumtur që edhe Atara, vajza e saj e vogël ka një marrëdhënie të mirë me të.

“Unë i them “hajde te mami, hajde të keqen mami” gjithë kohës. Unë mami i parë kam qenë për Rubin, jo për Atarën. Edhe mami i Turit “hajde te nëna” i thotë. Pse qenka ekzagjerim? Ajo është rritur me mua qëkur ka qenë dy muajsh, është rritur me mua gjatë gjithë kohës, kështu që normalisht tamam bebi im. E kam mësuar, i kam mësuar çdo gjë, të dalë jashtë e të gjitha, është edukuar nga unë kështu që çdo gjë e ka mësuar nga unë, bebi im është edhe ajo. Jam shumë sensitive për Rubin, bëhem shumë keq…kështu që kujdes kur flet për Rubin,”-vazhdoi Huta.

Këngëtarja tregoi gjithashtu se kur ka ardhur në jetë vajza e saj, Rubi (qenushja) është bërë xheloze.

“Po, është bërë xheloze sepse Rubi ka qenë shumë e lidhur me mua, por ne u përpoqëm t’i bënim të gjitha gjërat me rregull. Përpara se të vinim në shtëpi nga materniteti i sollëm rrobat e bebit Rubit që t’i mbante erë. Kur u futëm në shtëpi, unë isha e para që u futa në shtëpi, u futa që të takoja Rubin që mos të ndikonte. Ka pasur momente të vështira, por qeni është racë që është mësuar me fëmijë, është i predispozuar për të qëndruar me fëmijë kështu që e ka pasur pak më të lehtë se të tjerët,”-u shpreh ajo.

Rubi nuk është qenushja e parë që ka qëndruar në shtëpinë e Orindës dhe Turjan Hyskos. Dy paraardhësit e saj ishin dy qen endacakë të sëmurë, për të cilët çifti u kujdes derisa u kthyen në gjendje të mirë shëndetësore dhe mundën të gjenin familje adoptuese. Moderatorja kujton edhe momentin kur pjesëtarët e tjerë të familjes nuk ishin dakord me vendimin e tyre për të marrë një qen, madje situata u ‘tensionua’ pak.

“Obobo qimet e qenit, obobo”, filluan “lëreni qenin përjashta”. Ne u bëmë shumë keq kur filluam të dëgjonim nga njerëzit që donim fort dhe e dinin se sa dashuri kishim ne për Rubin të thonin një gjë të tillë. Dhe Turi dëgjoi e dëgjoi e i tha “nëse jeni me këtë mendje, mos hajdeni më në shtëpinë tonë. Domethënë ne jemi shumë okej, nëse jeni me këtë mendjen që jo qimet e Rubit, jo pis, mos hajdeni”, domethënë ishte shumë strikt në këtë gjë,”-përfundoi Orinda Huta.

© Panorama.al

Te lidhura