Mori 25 mijë euro për të ndikuar tek gjyqtarët për uljen e dënimit të të akuzuarit për vrasje, GJKKO në lë fuqi masën e sigurisë ndaj avokatit Petraq Semani

Feb 22, 2024 | 15:50
SHPËRNDAJE

GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj avokatit Petraq Semani, për veprën penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

4545457878-770x392

Petraq Senani akuzohet nga SPAK se i kërkoi një të dënuari me 15 vjet burg, me iniciale Ll. D. dhe shtetasit me iniciale S. D.., një shumë prej 25 mijë euro për të ndikuar tek gjyqtarët e çështjes për favorizimin në masën e dënimit.

“Gjykata vendosi: Vazhdimin e zbatimit ndaj personit nën hetim Petraq Semani, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 2 i Kodit Penal (para ndryshimeve me ligjin nr.43/2021), të masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr. Penale, e caktuar me vendimin Nr. 15, datë 18.02.2024 të Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftim.

Gjykata ndër të tjera njofton se Petraq Semani duhet të mos largohet nga banesa.

 

NJOFTIM PËR MEDIAT

  1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Marrjen në pyetje të personit të arrestuar Petraq Semani, i dyshuar për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 2 i Kodit Penal (para ndryshimeve me ligjin nr.43/2021), me qëllim verifikimin e kushteve të zbatimit të masës.
  2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 228,229, dhe 248 të Kodit të procedurës Penale, me vendimin Nr. 17, datë 22.02.2024, vendosi:
  3. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
  4. Vazhdimin e zbatimit ndaj personit nën hetim Petraq Semani, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 2 i Kodit Penal (para ndryshimeve me ligjin nr.43/2021), të masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr. Penale, e caktuar me vendimin Nr. 15, datë 18.02.2024 të Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
  5. Urdhërohet personi nën hetim Petraq Semani që të mos largohet nga banesa që ndodhet në Rr. M. Ulqinaku, P.44, Njesia Administrative nr. 5, Tiranë.
  6. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe policia gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
  7. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 5 (pesë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të këtij vendimi..

Tiranë, më datë 22.02.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Ngjarja:

Petraq Semani mësohet se i kërkoi të dënuarit me iniciale Ll. D. dhe shtetasit me iniciale S. D.., një shumë prej 25 mijë euro për të ndikuar tek gjyqtarët e çështjes për favorizimin në masën e dënimit.

 

Si fillim ai u ka marrë një shumë prej 9.550 euro, moment që është regjistruar nga rrethi familjar i të dënuarit.

Ndërsa pjesa tjetër e shumës së kërkuar është dhënë me këste deri në dhënien e vendimit përfundimtar gjatë fazës së rigjykimit në shkallën e parë.

Gjykata e Korçës më 11 shkurt 2020 ka deklaruar fajtor të pandehurin Ll. D. për kryerjen e veprës penale të “Plagosjes së rëndë me dashje, me pasojë vdekjen” dhe e ka dënuar me 15 vjet burg, e njëjta masë dënimi sikurse ishte dënuar herën e parë me vendim të datës 08 janar 2018 po nga Gjykata e Korçës.

Nga shuma e përfituar në mënyrë të paligjshme, shtetasi nën hetim P. S., i ka kthyer shtetases S. D., shumën  prej 8000 (tetë mijë) Euro, ndërsa  pjesën e mbetur nuk ia ka kthyer.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura