“Modeli i kryebashkiakut të Devollit personifikon rilindjen”- Ervin Salianji për tenderin fiktiv 100 milionë lekë: Taksat vidhen dhe rrugët nuk shtrohen

Mar 25, 2023 | 19:11
SHPËRNDAJE

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar për tenderin fiktiv 100 milionë lekë të bërë nga Bashkia Devoll për investime në rrugë, duke thënë se investigimi tregon se “taksat vidhen dhe rrugën nuk shtrohen”.

salianji panorama

Salianji shkruan në Facebook se “modeli i kryebashkiakut të Devollit personifikon rilindjen” dhe sipas tij nëse prokuroria nuk nis hetimet, atëherë qytetarët “do ta flakin në 14 Maj duke zgjedhur tjetër model”.

Postimi i plotë:

Modeli i kryebashkiakut të Devollit personifikon rilindjen dhe zgjedhjet e saj edhe kur nuk kishte garë!

Investigimi gazetarëve faktoi se si vidheshin 100 milion lek duke shkaktuar dëm të dyfishtë qytetarëve të Devollit, taksat ju vidhen dhe rrugën nuk shtrohen!

Prepotenca dhe dhuna ndaj gazetares kurajoze që kryente investigimin ishte për ti vënë kapak!

Vjedhin, shkatërrojnë, braktisin dhe në fund kanë guximin të dhunojnë këdo që i kap me lek në duar!

Nëse prokuroria nuk e shikon rastin qytetarët do ta flakin në 14 Maj duke zgjedhur tjetër model!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura