“Mjeku popullor” shëron epilepsinë dhe lemzën nga celulari

SHPËRNDAJE

Është një “dorë” e fuqishme që përpiqet të sfidojë mjekët e neurologjisë. Një person ka nxjerrë një njoftim se shëron personat me epilepsi, e njohura ndryshe edhe si sëmundja e tokës, dhimbja kronike e kokës, lemza e theksuar, etj. Emisioni investigativ “BOOM” i “Ora News” ka kontaktuar me “mjekun që bën mrekulli” të tilla.

Telefonata e parë:

Gazetarja: Ju marr në telefon se mami im vuan nga dhimbje koke,dhe doja ti bëja një vizitë te ju….

Mjeku popullor: Po

Gazetarja: A ma thua adresën e shtëpisë të lutem ?

Mjeku popullor: Në qendër, 2 minuta punë kam

Gazetarja: Ku ta bëjë vizitën mami, ku të vij t’ju takoj?

Mjeku popullor: A vini këtu në orën 3 te Pallati Kulturës, mbas pallatit të kulturës

Gazetarja: Aty do ta bëj vizitënmejkuu-7

Mjeku popullor: Po, në një lokal, në kafe!

Gazetarja: Në kafe, e mora vesh

Mjeku popullor: Po mi po, se 2 minute punë  tak–tak, s’ka  asnjë gjë.

Gazetarja: Kur takohemi sot?

Mjeku popullor: Në orën 3. Se jam në punë, kam një rrugë për të bërë tani. Ku je me shpi?

Gazetarja: Unë jam te Fresku ?

Mjeku popullor: Te fresku e kam larg taksirat me ardh te 9 katshet. Kam shëru plot me epilepsi,lemzën.

Gazetarja: Doktor faleminderit, jemi në kontakt.

Telefonata e dytë:

Gazetarja: Alo mirëmëngjesi,e gjeta numrin tuaj të afishuar diku,ju shëroni dhimbjet e kokës lemzën?

Mjeku popullor: Po!

Gazetarja: Unë vuaj nga lemza e theksuar, mund të vij të takohemi?

Mjeku popullor: Po kur te duash hajde jam këtu te… Banoj, ose nga ora një e gjysmë, dy në qendër te Nëntë Katëshet, se marr punën atje

Gazetarja: Po të vij tani unë në çfarë vendi takohemi?

Mjeku popullor: Te nji kafe aty,që është hapur kohët e fundit, lokal

Gazetarja: Mbas gjysmë ore takohemi te kafja?

Mjeku popullor: Po! Po!

Gazetarja: Po kjo lemza është gjë që  gjen zgjidhje?

Mjeku popullor: Po ca fol moj burrnesh,unë duke fol në telefon me tjetrin, sa mbarova muhabetin në celular, ai tak mesazh mu,o rob i Zotit tha sa mbarova të folurën me ty më iku lemza. Unë shëroj dhe epilepsinë, e ke lexuar.

Gazetarja: Po pra e kam lexuar që shëron dhe epilepsi. Mirë doktor, se po vij tani te ty dhe të marr ne tel kur të jem afër.

Takimi me mjekun në lokal

Gazetari: Po ke shëru plot ë?

Mjeku popullor: Me lemzën 3. Unë kam vu ca fletushka atje nga spitali, vetëm se më ka ardh keq për njerëzit. Kam vu fletushka këtu, anej, ku ka farmaci po mi grisin, mi hudhin.

Gazetari: Po pse ta bëjne këte gjë?

Mjeku popullor: E bojnë, kanë hall të shesin ilaçet,po kjo është muhabet i gjatë shumë.

Gazetari: Ti qenke në hall me farmacistët.

Mjeku popullor: Po ça halli se nuk më bi mendja

Gazetari:Ato paskan problem mos shesin ilaçe se i shëron ti..

Mjeku popullor: Po, po e pyeta një ditë unë sa  lek shkojnë në muaj ilaçet për  ato që vuajnë me epilepsi? Shkojnë më tha 30, 40, 50. Shiko i thashë të jap një numër telefoni për ato që vijnë mos të marrin ilaçe kot se gjynaf. Jo, jo tha se…

Gazetari: Dmth ato duan 40-50 mijë lekë ilaçe ti i shëron për hiç gjë, tak-tak.

Mjeku popullor: A ka më mire pa asnjë lloj ilaçi, me të bo efekte anësore.

Gazetari: Po prandaj ti grisin ty ata. Je mjek popullor apo te hoxha?

Mjeku popullor: Te hoxha, them unë tani.

Gazetari: Me një séance e kemi ne këtë?

Mjeku popullor: Me një mi direkt, s’ka direkt.

Gazetari: Ai thotë me celular, ti thua….

Mjeku popullor: Me celular unë ashtu duke fol,dhe më çoi mesazh para një jave.

Gazetari –Të falënderoi?

Mjeku popullor: Ja,o rob i zotit

Gazetari lexon SMS-në: O rob i zotit më pushoi lemza sa folëm bashkë ne cel. Bravo, qenka shëruar ai.

Mjeku popullor: Hajde i thash te 9-katëshet, po mirë do vij tha.  Kur sa mbarova muhabet më merr ne telefon,mor po thotë unë duke folur me ty më pushoi

Gazetarja: Sa e ka tarifën kjo?

Mjeku popullor: Sa të lejë në zemër. Duke ardhur unë se punoj shofer me autobusin e TEG-ut, mu aty në trotuar kishte ra në asfalt,e kishin nxjerrë njerëzit në trotuar, kallaballëk i madh. Sa e pashë e mora me men, hapa krahun përballe Parlamentit, pyeta njërin ça ka ky? Epilepsi më tha mua, hape një çikë rrugën. Sa mbarova fjalën e fundit çohu i thashë unë, oooo u çua.

Gazetari: Tani unë dua ti bësh derman kësaj se kjo gjithë naten na la pa gjumë. Tani ti ke mbaru ndonjë shkollë apo e ke dhunti

Mjeku popullor: Dhunti pra!

 

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakVIDEO/ Tirana i shkakton humbjen e parë Kukësit për këtë sezon
Artikulli tjetërBruksel, Thaçi dhe Mustafa takohen me Federica Mogherinin

S'KA KOMENTE

Comments are closed.