Mjafton një në ditë, ky frut ju mbron kujtesën dhe zvogëlon rrezikun e demencës! “Ilaç” edhe për një sërë sëmundjesh të tjera

Sep 12, 2023 | 20:00
SHPËRNDAJE

Është fruti me vetitë më të mira ushqyese, e cila kontribuon në mbrojtjen e shëndeti të zemrës, rregullimin e  sheqerit në gjak si dhe humbjes së peshës.

demenca demneca molle

Jo rastësisht mollët konsiderohen si një “ilaç” natyral, pasi konsumimi i shpeshtë i tyre forcon mbrojtjen e organizmit dhe mbron nga sëmundjet kronike.

Megjithatë, duket se ato janë po aq të vlefshme edhe për shëndetin e trurit, pasi sipas një studimi të bërë nga, Dr. Vincent Candraëinata, një shkencëtar ushqimor, ka prova shkencore që konsumimi i rregullt i mollëve mund të përmirësojë kujtesën dhe të zvogëlojë rrezikun e sëmundjes Alzheimer.

Mollët përmbajnë vitamina dhe minerale të rëndësishme që lidhen me ruajtjen e kujtesës, si flavonoidet. Këta përbërës specifikë kanë veti antioksiduese dhe përveç mollëve, gjenden edhe te çokollata e zezë, manaferrat, çaji dhe vera.

Shkencëtari ushqimor, mori në studim 2800 persona me një moshë mesatare 50 vjeç, nga ku zbuloi se ata që hanin ushqime më pak të pasura me flavonoidë kishin dy deri në katër herë më shumë gjasa të zhvillonin sëmundjen e Alzheimerit, gjatë një periudhe 20- vjeçare .

Flavonoidet janë komponime fenolike që gjenden në fruta si mollët dhe dardhat dhe perimet si lakra jeshile dhe spinaqi. Mund t’i gjeni edhe në çokollatë dhe verë.

Këto komponime, sipas studiuesit, kur absorbohen siç duhet, janë të dobishme për shëndetin tonë.

“Studimet kanë treguar se marrja më e lartë dietike e flavonoideve dhe nënklasës së tyre, flavonoleve, mund të shoqërohet me një rrezik të reduktuar të sëmundjes së Alzheimerit,” thekson ai.

Duke konsumuar më shumë ushqime të tilla bimore, trupi furnizohet me vitamina dhe minerale të rëndësishme që mbrojnë qelizat e trurit nga neurotoksiciteti, i cili mund të çojë në çrregullime të tilla neurodegjenerative.

“Neurotoksiciteti ndodh kur sistemi nervor i trupit është i ekspozuar ndaj substancave toksike natyrore ose të krijuara nga njeriu dhe ndryshon aktivitetin normal të sistemit nervor. Në fund të fundit kjo mund të çojë në ndërprerjen ose vdekjen e neuroneve të trurit”, shpjegon Dr. Candraëinata.

Megjithatë, mund të jetë edhe për shkak të faktorëve të tjerë, si në në rastin e kimioterapive, terapive me rreze, etj.

“Neurotoksiciteti mund të ndodhë si rezultat i ekspozimit ndaj substancave të përdorura në kimioterapi, terapi rrezatimi, trajtime me ilaçe apo edhe ekspozimi ndaj metaleve të rënda si merkuri dhe disa aditivë ushqimorë, pesticide, industriale dhe tretës pastrues dhe kozmetikë”, vëren ai.

Nutricionisti klinik arrin në përfundimin se ndërsa nuk ka asnjë kurë apo edhe një shkak të njohur për sëmundjen e Alzheimerit, është e rëndësishme të përqendroheni në adoptimin e një stili jetese të shëndetshëm, si dieta dhe ushtrimet, për të reduktuar gjasat e zhvillimit të sëmundjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura