Miratimi i ligjit për Zonat e Mbrojtura, reagon delegacioni i BE-së: Do të ndjekim me shumë vëmendje zbatimin e dispozitave të reja ligjore

Feb 22, 2024 | 12:00
SHPËRNDAJE

Delegacioni i BE-së në Shqipëri, ka reaguar në lidhje me miratimin në Kuvend të ligjit për Zonat e Mbrojtura.

delegacioni i BE

Në reagim, delegacioni shprehet se do të ndjekë me shumë vëmendje zbatimin e dispozitave të reja ligjore për zonat e mbrojtura, në përputhje me kuadrin ligjor të BE-së për mbrojtjen e mjedisit dhe angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë.

Reagimi:

Rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është e qartë. Kërkon përpjekje të vazhdueshme nga qeveria dhe parlamenti për të siguruar që legjislacioni shqiptar të konvergojë drejt standardeve evropiane.

Në kuadrin e negociatave të anëtarësimit, miratimi i ligjeve mbi temat e mbuluara nga acquis e BE-së presupozon konsultim publik të mirëfilltë dhe gjithëpërfshirës, si dhe një proces të parashikueshëm dhe transparent.

Delegacioni i BE-së do të ndjekë me shumë vëmendje zbatimin e dispozitave të reja ligjore për zonat e mbrojtura, në përputhje me kuadrin ligjor të BE-së për mbrojtjen e mjedisit dhe angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura