Miratimi i ligjit për Zonat e Mbrojtura, Kumbaro: Fotot e projektit të resortit në Parkun e Divjakës, të pavërteta

Feb 22, 2024 | 10:59
SHPËRNDAJE

Pas miratimit të ligjit për Zonat e Mbrojtura, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, ka folur për media duke thënë se në Kuvend është sjellë pas shumë konsultimesh dhe po ashtu takimesh me përfaqësues të shoqërisë civile.

kumbaro

Ajo u shpreh se janë disa linja të kuqe që nuk do të preken dhe se amendimet japin rregulla shumë të qarta për zonat e mbrojtura.

“Vjen në parlament si një nisëm deputetësh, por marrin shkasë nga kërkesave shumë kryetarëve të bashkive, të cilët kanë pasur të drejtat e tyre legjitime për të pasur bashkëpunim.

Në informacionin e të gjithëve, ka pasur shumë konsultime publike, emaile, letra dhe unë kam pasur takime formale dhe informale me shoqërinë civile.

Janë disa linja të kuqe që nuk duhet të preken, kam fjalën këtu të mos preken direktivat e BE-së  Amendimet japin rregulla shumë të qarta për zonat e mbrojtura”, tha Kumbaro.

Në lidhje me projektin që po qarkullon në rrjet për ndërtimin e një resorti në Parkun e Divjakës, Kumbaro tha se fotot janë të pavërteta.

“Çfarë kam parë dhe unë të qarkullojë, fotografitë që kanë qarkulluar janë të pavëretat, nuk ka një projekt të tillë. Është një përhapje lajmesh të pavërteta”, tha ministrja.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura