Ministria e Shëndetësisë: Asnjë person nuk ka humbur jetën nga koronavirusi, 13 qytetarë të infektuar

Nov 19, 2022 | 16:32
SHPËRNDAJE

Në 24 orët e fundit në vendin nuk ka pasur asnjë humbje jete nga koronavirusi. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, nga 445 testime kanë rezultuar 13 qytetarë pozitivë, ndërsa janë shëruar 10 pacientë.

testi covid

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

“Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet”.

SITUATA NE 24 ORE

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 445 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 13 qytetarë, në këto Bashki:

9 në Tiranë, 2 në Patos, nga 1 qytetarë në Durrës, Sarandë.

Janë 189 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 10 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,349 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 19 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 13
Të shëruar në 24 orë 10
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 445

Testime totale 2,005,710
Raste pozitive 332,132
Raste të shëruara 328,349
Raste Aktive 189
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 144
Gjirokastër 13
Vlorë 9
Fier 6
Elbasan 6

Shkodër 4
Berat 3
Durrës 3
Korçë. 2
Lezhë. 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura