Ministria e Shëndetësisë: 11 qytetarë të infektuar me koronavirus, asnjë humbje jete

Jan 26, 2023 | 18:01
SHPËRNDAJE

Në 24 orët e fundit nuk raportohet për asnjë humbje jete nga koronavirusi, ndërsa nga 464 testime kanë rezultuar pozitivë 11 qytetarë. Sipas ministrisë së Shëndetësisë në të gjithë vendin janë 133 qytetarë aktivë me Covid19, ndërsa janë shëruar 14 qytetarë.

pandemia

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

“Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet”, sqaron ministria.

Situata në 24 orë

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 464 testime, nga të cilët kanë rezultat pozitivë me COVID19, 11 qytetarë, në Bashkitë:

3 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Himarë, Sarandë.

Janë 133 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,472 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 26 Janar 2023)

Raste të reja ditore               5

Të shëruar në 24 orë             14

Të shtruar në spitale             3

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       383

Testime totale                   2,029,256

Raste pozitive                      333,201

Raste të shëruara                  329,472

Raste Aktive                             133

Humbje jete                              3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    104

Fier                           13

Vlorë                         9

Lezhë.                       2

Gjirokastër.              2

Berat.                        1

Shkodër                 1

Korçë.                       1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura