“Ministër në kohën e Millosheviçit”, zbardhet dokumenti: BE sanksionoi Vuçiçin në kohën e luftës në Kosovë, i ndaloi hyrjen në… (FOTOT)

Jan 29, 2023 | 19:45
SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë kohës së regjimit të Sllobodan Millosheviçit ka qenë Ministër i Informimit dhe një ndër personat e sanksionuar nga Bashkimi Europian gjatë luftës në Kosovë.

vucic-fonet-milosevic-public-domain-1-770x433

Lajmi për sanksionimin e tij nga BE është bërë public kohët e fundit, nga mediat boshnjake, të cilat kanë publikuar sot një dokument që e vërteton këtë gjë.

Gjithashtu sipas dokumentit, atij i ndalohej hyrja në zonën e Unionit Europian.

“Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në shtator 1999, ishte nën sanksionet e BE-së. Si pjesë e regjimit të Slobodan Millosheviçit, Vuçiçit iu ndalua hyrja në BE. Në atë periudhë, Aleksandar Vuçiç ishte ministër i Informimit në Qeverinë e Serbisë”, thuhet në postim.

2222-1

Capture-215

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura