Milano, një çmim me emrin “Ibrahim Kodra”

May 24, 2011 | 9:22
SHPËRNDAJE
Trofeu me emrin “Ibrahim Kodra”

Pas hapjes së muzeut, tani edhe një çmim. Për herë të parë, në Itali dhe në qytetin ku ai jetoi dhe ndërtoi pjesën më të rëndësishme të karrierës së tij, në Milano, u nda një çmim që mban emrin e piktorit të njohur shqiptar Ibrahim Kodra. Komuma e Milanos në bashkëpunim me fondacionin “Ibrahim

Nga ekspozita e piktorit shqiptar

Kodra”, shqyrtuan mbi dhjetëra vepra të krijuara nga nxënësit e 27 shkollave të mesme artistike, për të renditur tre më të mirat. Ishte vepra e 17-vjeçares Ana Mattamira, që mori dhe çmimin e parë të këtij aktiviteti, i cili i është akorduar artistes së re edhe në praninë e konsullit shqiptar në Milano. Në fakt, ky edicion që mban emrin e mjeshtrit Kodra, u kurua nga skulptori Alfredo Mazzota, si një prej miqve të hershëm të piktorit shqiptar. Drejtuesi i Fondacionit “Ibrahim Kodra”, Fatos Faslliu u shpreh se konkursi me emrin e mjeshtrit, do të kthehet në tradite, duke u zhvilluar në edicione të ndryshme mes Italisë dhe Shqipërisë. Me rastin e këtij konkursi u hap edhe një ekspozitë me veprat e Kodrës. Në veçanti ato u vlerësuan edhe nga kritikja e akademisë së Breras Elena Pontigio, e cila me hapjen e ekspozitës mbajti dhe fjalën e rastit. Ekspozita e mjeshtrit Ibrahim Kodra, i cili u nda nga jeta në vitin 2006, do të qëndrojë e hapur në pallatin Izimbardi në Milano, deri ne 25 maj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura