Meta takim me qytetarët në Tiranë: Dëgjova dëshirën e tyre për një ndryshim të shumëpritur në të gjithë Shqipërinë. Pranvera ka filluar…

Mar 19, 2023 | 14:25
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është takuar ditën e sotme me qytetarët në njësinë numër 8 në Tiranë.

336449132_2408611555961173_6570938419049251145_n

Meta shkruan se ka biseduar me ta jo vetëm për problematikat që i shqetësojnë por edhe për dëshirën e tyre për një ndryshim të shumëpritur në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë.

“Sot paradite shkuam në njësinë numër 8 në Tiranë, ku pata rastin të takohesha me dhjetëra qytetarë të kësaj zone.

Të bisedoja me ta dhe të dëgjoja prej tyre jo vetëm problematikat që i shqetësojnë, por edhe dëshirën për një ndryshim të shumëpritur në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Pranvera e Ndryshimit ka filluar”, ka shkruar Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura