“Meshkujt shqiptarë të dhunshëm dhe në s*ks”- Thirrja e gjinekologut në Panorama TV: Vajzat mos kryejnë marrëdhënie nën 19 vjeç. Një nga plagët më të mëdha të adoleshencës sot…

Mar 13, 2023 | 9:20
SHPËRNDAJE

Gjinekologu i njohur Shkëlqim Balili i ftuar në emisionin “Panorama e Mëngjesit”, për të folur në lidhje me temën mbi abortin, ka bërë thirrje që vajzat të mos kryejnë marrëdhënie seksuale nën moshën 18-19 vjeçare.

Minimalja që një vajzë e re që të bëjë seks duhet të jetë patjetër 18-19 nuk ka kuptim marrëdhënia pa mbushur 18 vjec. 28-30 ky është ligji i Zotit për lindje të shëndetshme e sot ne kemi probleme se ka dalë shkencërisht që në të gjitha rastet kur mosha dhe koha dhe për fertilitetin e lindjen, kur mosha është mbi 40 vjec fëmijët dalin me pak probleme”.

Sipas tij, “në adoleshencë mund të dashurosh, përkedhelësh por duhet të abstenohen patjetër marrëdhëniet seksuale, se marrëdhëniet që ne i kemi pasur tabu tërë jetën duhet të kryhen kur trupi të piqet, të formohet, nuk mund të bëhesh prind në një kohë kur je akoma në stadin e maturitetit.

Një nga plagët më të mëdha që ka adoleshenca sot janë shtatzanitë e padëshiruara.
Por kjo ndodh dhe te çiftet. Ku ekziston dashuria mes nje burri e gruaje që e çon gruan për të bërë një abort të dhimbshëm, me drogë, që ka vetëm pak vite që bëhet në mënyrë humane, pa dhimbje e hemoragji, se ka një rrezik shumë të madh”.

Mjeku tha se shtatzania është “një biologji që lulëzon gruan” dhe u shpreh se sot “një fatkeqësi tjetër e kohës që ka ardhur është që çiftet duan vetëm një fëmijë”.

“Kjo dëmton në mënyrë shumë të rëndë organizmin se gruan e ka bërë Zoti për t’u riprodhuar. Shtatzania duhet të jetë minimalja 3 herë për një femër”.

I pyetur për një mesazh në lidhje me vajzat që duan të bëjnë abort, mjeku tha:

“Tani një vajzë e re që ka ngelur padashje e është në dilemë e para që duhet të shihet është aksioma, që vetëm ajo vendos as vjehrra as vjehrri as tjetri. Ajo nëse ka dyshime duhet të gjejë një person që ti besojë që ti japë konfidencialitetin e unë do mendoja më mirë ta vazhdojë se sa ta heqë.

Ne kemi mundësi, që abortet të dominohen e mos ketë aborte. Problemi qendron që ne kemi aborte e shtatzani të padëshiruara në adoleshencë.

Kimikatet kanë sjellë që shumë gra të humbasin fëmijët 6-7-8 javë. Nëse ne do kemi një planifikim familjar që nuk shkon njeri ta bëjë, kontraceptivët që eleminojnë shtatzanitë,
nëse mbajmë kontakte të rregullta me mjekët që mos kemi sëmundje seksualisht të transmetueshme, vajzat e gratë ne do ia dalim aborteve. Por ne jemi mbrapa, ne jemi vendi i dhunës ndaj grave”.

Mjeku renditi dhe një tjetër problem të shoqërisë shqiptare dhe konkretisht meshkujve, kur tha se ata janë të dhunshëm dhe gjatë marrëdhënieve seksuale.

“Nëse mua do më zgjidhnin president kur të isha 50 vjeç, do thoja kam një kërkese, të gjitha gratë në Shqipëri që kanë burra shqiptarë duhet t’u japim nga një rrogë tepër se meshkujt janë ende të paformuar për të respektuar gruan. Akoma te ne burrat duhet të jenë më të butë, dhe në seks, seksi është biologji e jetës e ka dhënë Zoti jo seks të të kafshojë, unë kam parë raste në spital ku janë kafshuar.

Dhe në xhungël luanesha e sjell luanin vërdallë dy javë pastaj kur do ajo.
Dhe me gruan që ke në familje që ke 20 vjet po të kërkosh seks kur nuk do ajo quhet dhunë, nuk është prona jote”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura