Mesfusha do të ngjeshet dhe ndihmë nga sulmi/ Si po e përgatit Milani derbin ndaj Interit

Feb 2, 2023 | 23:45
SHPËRNDAJE

Zgjedhja është bërë: asnjë përforcim nga merkatoja e janarit. Stefano Pioli ka në dispozicion një skuadër të gjatë dhe të fortë, por po kalon një periudhë të errët, së cilës për momentin nuk i duket fundi. 3 në Superkupë, 4 me Lacion dhe 5 me Sasuolon: shumë gola të pësuar dhe shumë mendjelehtësi, e cila nuk mund të shfaqet në derbi, sepse Interi ka treguar se është e aftë në shfrytëzimin e rasteve.

pioli

Një nga problemet e ndeshjeve të fundit ka qenë gjatësia e skuadrës, me një qendër graviteti shumë të lartë. Problem që ka shtuar hapësira për rivalët, veçanërisht në korsi, ku Kalabria dhe Hernandez janë në vështirësi të dukshme fizike, e nuk duken se janë në gjendje të mbajnë një ritëm kaq të lartë. Përshtypja është se në derbi Pioli do të shkurtojë pak ekipin, të shtojë një mesfushor shtesë dhe të përpiqet të mbulojë sa më shumë hapësira mes linjave dhe në korsi.

Nëse Benaser nuk ia del, Tonali do të veprojë me Kruniçin dhe Pobegën në krahë, teksa në prapavijë mund të rikthehet Kjaeri krah Tomorit nëse ky i fundit rikuperohet në kohë. Lajmi “i keq” për tifozët është Tatarushanu, titullariteti i të cilit nuk është në diskutim.

VËSHTIRËSI NË SULM – Madje edhe përpara Milani duket se është shumë i parashikueshëm. Me freskinë fizike të muajve të kaluar dhe një mjedis më të qetë, goditjet sulmuese të kuqezinjve ishin më të pastra dhe më të shpejta.

Tani, megjithatë, duket se ka pak ide. Ndaj Sasuolos Origi sajoi një silurë nga vendi, ndërkohë që Zhiru u kthye te goli pas 6 ndeshjesh radhazi pa shënuar. Në derbi është e mundur edhe një vendosje e re taktike në sulm, me Leaon më afër Zhirusë, si në aksionin e golit të shënuar ndaj Fiorentinës në fazën e parë.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura