“Merrni masa tani, nesër është vonë”/ Rama mesazh të fortë për ata që kanë ndërtuar pa leje dhe u kujton Kodin Penal: Nga inxhinieri tek punëtori janë pjesë e fajësisë

Jun 1, 2021 | 14:33
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë ata që kanë ndërtuar pa leje që të marrin masa tani, duke filluar ti prishin vete ndërtimet. Nga Shëngjini, ku Rama njoftoi nisjen e aksionit për pastrimin e bregdetit nga informaliteti, u shpreh se të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi.

Kreu i qeverisë kujtoi Kodin Penal, duke thënë se nga inxhinieri tek punëtori i thjeshtë të gjithë janë pjesë e zinxhirit të fajësisë.

“Është një punë që po zhvillohet me ministrinë e Brendshme, edhe për një arsye tjetër. Operacioni fillon të hënën e ardhshme dhe unë dua që t’ja përcjell këtë mesazh atyre që e dinë vetë që janë në kushtet e shkeljes së rëndë e ligjit. Të lexojnë kodin penal, të marrin masa tani, sepse nga e hëna do të jetë vonë për tju shmangur përballje deri në fund me ligjin. Të lexojnë kodin penal se çfarë i pret në momentin kur konstatohet flagranca dhe në momentin kur duhet të ballafaqohen. Të fillojnë ti prishin vetë, kjo është për t’ju lehtësuar atë që pason.

Unë dua ta bëj të qartë për të gjithë, nga inxhinieri deri tek punëtori më i fundit, me kodin e ri penal janë pjesë e zinxhirit të fajësisë. Nuk mund të thuash që unë jam punëtor dhe më morën nuk di ca bëj, sepse është njësoj të thuash që unë jam punetor, më morën për të transportuar miell, por kishte kokainë.

E treta është që kjo është pasuria më e madhe që zoti i ka dhënë këtij vendi. Ne nuk mund të lëmë që për arsye të situatave të komplikuara, të bubërrojë përsëri nën vështrimin e disa personave, edhe të policisë të fillojë aktiviteti i paligjshëm. Është e pamundur. SHCBA do ti shkojë deri në fund, por edhe policia duhet të jetë e informuar se njësoj si lufta kundër krimit, edhe kjo ka një përgjegjësi“, u shpreh Rama.

KUSH NDËRTON PA LEJE, PASTRON

Sipas ligjit, Rama u shpreh se ata qe kanë ndërtuar pa leje edhe duhet të pastrojnë.

“Unë i jap sot një mesazh të gjithë cënuesve të  kësaj pasurie. Tërhiquni tani, përfitoni nga këto ditë për të hequr tani ato që keni bërë. Ligji detyron ata që ndërtojnë pa leje edhe të pastrojnë. Kjo gjë shpesh herë është lënë pas dore. Ne nuk do ti lëmë grumbullimet, por kush nuk do ti pastrojë vetë do të paguajë rëndë”,  tha Rama.

DO NISE EDHE PASTRIMI NGA NDERTIMET PA LEJE NE RRUGET NACIONALE

Ministri i Brendshëm, Bledi Cuci tha se paralelisht me aksionin per pastrimin e bregdetit do te nise edhe pastrimi nga ndërtimet pa leje ne akset nacionale.

“Paralelisht kemi filluar punën për evidentimin e ndërtimeve pa leje që janë bërë në akset rrugore. Është bërë një evidentim i plotë, kemi listën në mënyrë që të fillojmë pastrimin e rrugëve nacionale nga ndërtimet e paligjshme.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura