Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në bulevardin “Gjergj Fishta”.
Për pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Njoftimi i policisë
Me datë 07.06.2023, rreth orës 21:55, në bulevardin “Gjergj Fishta”, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht automjeti i shtetasit G. Sh., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al