Mercenarë shqiptarë në Ukrainë? Reagon Yuri Kim: Gënjeshtra për të hequr vëmendjen nga e vërteta, Rusia e përfshirë në një sulm të paramenduar

Mar 4, 2022 | 20:03
SHPËRNDAJE

yuri kim

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me disa informacione te publikuara ne mediat ruse se në Ukrainë luftojnë dhe mercenarë shqiptarë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kim thotë se këto janë gënjeshtra për të hequr vëmendjen nga e vërteta, duke theksuar se fushata ruse e dezinformimit është e tepruar.

“Fushata ruse e dezinformimit është e tepruar. Këto janë gënjeshtra të krijuara për të mbjellë dyshime dhe për të hequr vëmendjen nga e vërteta, që është se Rusia ka pushtuar Ukrainën, se Rusia është e përfshirë në një sulm të paramenduar, të paprovokuar, të pajustifikueshëm ndaj një kombi tjetër sovran”, shkruan Kim.

Edhe më herë në lidhje me kete çështje reagoi edhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka: “Nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë! Kjo është një gënjeshtër që Moska vazhdon ta përsërisë pa turp! Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe do të vazhdojë të punojë me të gjithë aleatët dhe partnerët për të ndihmuar në përfundimin e agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj popullit të Ukrainës. Zoti i bekoftë ata ??❤️??”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura