Menopauza/ Studiuesit i japin fund shqetësimeve të grave: Ja dieta që frenon afshet e nxehta dhe shtimin në peshë

Aug 22, 2023 | 16:01
SHPËRNDAJE

Menopauza për shumicën e grave është një periudhë që vjen e shoqëruar nga një mori ndryshimesh. Kjo është një nga periudhat me luhatjet më intensive hormonale, të cilat shkaktojnë një sërë simptomash, si shtim në peshë, por edhe afshe të forta të nxehta.

menopauz

Për të përballuar simptomat e pakëndshme, të cilat ndikojnë në jetën e përditshme, gratë zakonisht i drejtohen terapisë hormonale, gjithmonë sipas udhëzimeve të mjekut.

Megjithatë, si çdo mjekim, edhe ky karakterizohet nga disa efekte anësore, ku kryesoret janë se në përdorim afatgjatë, mund të rrezikojnë shfaqjen e kancerit gjinekologjik, veçanërisht të vezoreve dhe gjirit.

Në përpjekje për të gjetur alternativa për të lehtësuar simptomat e menopauzës, një ekip shkencor zbuloi se një dietë e caktuar tregon efektivitet të ngjashëm të medikamenteve.

Në veçanti, ekipi hulumtues zbuloi se një dietë e bazuar në produkte bimore dhe me përmbajtje të lartë soje mund të ndihmojë në reduktimin e afsheve të nxehta deri në 88%. Në të njëjtën kohë, ky model i të ushqyerit kontribuon në humbjen e peshës, e cila zakonisht vërehet gjatë kësaj periudhe.

Nuk është ende e qartë pse kjo dietë është e dobishme, por duket se është për shkak të tre arsyeve kryesore, shmangies së produkteve shtazore, reduktimit të yndyrës dhe shtimi i sojës.

Për të arritur këto përfundime, ekipi studioi 84 gra në postmenopauzë, të cilat raportuan se kishin përjetuar afshe të nxehta dy ose më shumë herë në ditë.

Pjesëmarrësit u ndanë rastësisht në dy grupe:

  • grupi i ndërhyrjes, i cili ndoqi një dietë vegjetarianë, me pak yndyrë dhe konsumoi gjysmë filxhani sojë të gatuar çdo ditë
  • grupi i kontrollit, i cili nuk iu nënshtrua ndryshimeve dietike

Eksperimenti zgjati gjithsej 12 javë. Pas kësaj periudhe, studiuesit zbuluan se afshet e nxehta me intensitet të moderuar deri në të rëndë u reduktuan me 88% tek gratë që ndiqnin dietën vegjetariane, ndërkohë që humbën mesatarisht 8 kg.

Këto shifra janë afërsisht të njëjta me përqindjet e suksesit të terapisë hormonale (70%-90).

Për të përjashtuar ndikimin e luhatjeve sezonale të temperaturës në efektivitetin e dietës, hulumtimi u krye në dy periudha të ndryshme. Rezultatet treguan se gratë që morën pjesë në studim gjatë pranverës kishin përfitime më të larta se ato që morën pjesë në vjeshtë.

Dr. Barnard, i cili ka udhëhequr studimin, është shprehur se përpos lehtësimit të procesit të menopauzës dhe shtimit në peshë, një dietë e tillë ul edhe rrezikun e prekjes nga sëmundjet kronike, si sëmundjet t zemrës dhe kancerit të gjirit, por edhe problemet e kujtesës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura