“Menduam se po vdisnim”/ Skuadra e La Ligës përjeton momente tmerri, avioni bën ulje emergjente

May 28, 2024 | 23:00
SHPËRNDAJE

Skuadra e Kadizit ka përjetuar momente paniku në një udhëtim me avion me destinacion El Salvadorin.

avioni (1)

Një problem në një nga motorët e Boeing 767 që po transportonte skuadrën ka bërë që aeroplani të kishte një ulje emergjente në aeroportin e Seviljes.

“Euro Atlantisi” ishte kompania që po bënte fluturimin. Skuadra spanjolle ka anuluar tërësisht ekspeditën për shkak të sigurisë së dobët.

“Për fat të mirë, gjithçka përfundoi me frikë, por lojtarët e Kadizin u pushtuan nga paniku.

Menduam se po vdisnim, gjithçka na ka shkuar në mendje” ka thënë futbollisti i Kadiz, Aleks Fernandez.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura