Mediat ruse përhapin lajmin se presidenti i Ukrainës është larguar nga vendi: Ka shkuar në …

Mar 4, 2022 | 15:51
SHPËRNDAJE

zelensky-1200-1-690x362

Mediat ruse janë duke përhapur lajmin se presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky është larguar nga vendi dhe ndodhet në Poloni.

Këtë e bëri të ditur presidenti i Dumës ruse Vyacheslav Volodin në kanalin e tij në Telegram, sipas raporteve të agjencisë së lajmeve ruse TAS.

“Zelensky u largua nga Ukraina dhe shkoi në Poloni”, citohet të ketë thënë Vyacheslav Volodin.

Nuk ka asnjë konfirmim nga pala ukrainase. Sic shkruan “”Tgcom”, ndoshta përhapja e lajmit nga Moska ka ndodhur pikërisht për të nxjerrë Zelenskyn me një reagim me videomesazh, siç ka ndodhur ditët e fundit ku ai i është drejtuar qytetarëve dhe ndërkombëtarëve përmes rrjeteve sociale.

tg cvom

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura