Mediat e Izraelit: Grupi i njohur për krime lufte ‘Wagner’ niset në Kosovë. Ja çfarë paralajmërojnë organizatat e huaja

May 30, 2023 | 12:02
SHPËRNDAJE

Kompania izraelite “Terror Alarm” ka ngritur alarmin se “Grupi terrorist rus Wagner është nisur për në Kosovë”, pas tensioneve prej disa ditësh në Veri.

anetare te Wagner

Kjo përmes një postimi në ‘Twitter’ citon se “Grupi terrorist Wagner është nisur për në Kosovë”.

Capture

Kujtojmë se ditën e djeshme shumë protestues serbë të citët kundërshtojnë vendosjen e flamurit të Kosovës në 4 komunat ku u zgjodhën kryetarët shqiptarë, u përplasën me forcat e KFOR-it, kur 30 prej tyre u plagosë rëndë.

Kompania e cila ka ngritur këtë alarm është e njohur për paralajmërimet e autoriteteve për sulmet terroriste dhe parandalimin e shumë prej tyre në kulmin e sulmeve të ISIS në Evropë të viteve 2014-2017.

Sipas “Terror Alarm”, informacioni është siguruar nga OpenSource Intelligence, përkatësisht nga monitorimi i kanalit të PMC Wagner në Telegram, raporton KP.

 

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura