Më shumë se 6 orë nga nisja e votimeve/ Mesazhi i PD për shqiptarët: Mos e humbisni mundësinë, dilni të votoni

Apr 25, 2021 | 13:32
SHPËRNDAJE

floriana

Kur kanë kaluar më shumë se 6 orë nga nisja e procesit të votimit në gjithë vendin, PD përmes zëdhënëses së fushatës Floriana Garo i bën thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë.

“Po shohim një rritje të madhe të pjesëmarrjes në zgjedhje anekënd Shqipërisë. Kudo në Shqipëri qytetarët dalin të votojnë”, tha ajo.

Mesazhi i PD për shqiptarët, nga zëdhënësja e fushatës, Floriana Garo: 

“Po shohim një rritje të madhe të pjesëmarrjes në zgjedhje anekënd Shqipërisë. Kudo në Shqipëri qytetarët dalin të votojnë.

Kjo është një ditë historike feste për demokracinë.

U bëjmë thirrje të gjithëve të dalin dhe të votojnë – të mos e humbin mundësinë.

Ky është momenti juaj. Ky është momenti i Shqipërisë. Dilni  dhe votoni!”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura