“Me Romën momenti ynë më delikat, por pastaj ajo fitore me Napolin…”, Maldini: Sekreti i Milanit, përzierja e veteranëve me të rinjtë

Jun 26, 2022 | 8:30
SHPËRNDAJE

Paolo Maldini ka ditur të fitojë jo vetëm në fushën e lojës, por tashmë edhe jashtë saj.

MALDINI MASARA 1

Pasi udhëhoqi Milanin drejt sukseseve si kapiten, nuk ngurroi ta bënte këtë edhe si drejtues, ku pas investimeve të zgjuara, përzierjes së lojtarëve me mosha të ndryshme nuk vonoi edhe triumfi.

Shpallja kampion Italie e kuqezinjve është pa dyshim një ndër arritjet më të bukura të Maldinit, që u ndal ta analizonte këtë fitore për “DAZN”.

“Ishte një sezon në të cilin ne kemi krijuar një skuadër të përzier me veteranë dhe të rinj.

Një kombinim i tillë është pika më e fortë e çdo skuadre, pasi me të vërtetë baza duhet të jenë lojtarët e rinj, por ata kanë nevojë për udhëheqës për t’u rritur në mënyrën e duhur dhe për ta bërë këtë patjetër që duhen ata lojtarët ekspertë që e kanë kaluar më parë këtë rrugë”, u shpreh 53-vjeçari që më pas u ndal edhe të dy momente të sezonit që lamë pas.

“Ndoshta momenti më delikat ka qenë ndeshja me Romën, pas pauzës së Krishtlindjeve, ku mes të infektuarve me COVID-19 dhe të dëmtuarve kishim 10 lojtarë të dëmtuar.

Ishte e vështirë, por e kapërcyem në mënyrë fantastike. Tjetër? Fitorja ndaj Napolit. Kur mposht një rival direkt si Napoli, është një fitore që vlen dyfish”, përfundoi Maldini.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura