“Më ofendonte se isha i papunë!”- Vrasja e 50-vjeçarit nga fëmijët, si u përpoqën të manipulojnë krimin dy djemtë e tij, pasi e groposën morën makinën dhe…

Feb 24, 2024 | 17:17
SHPËRNDAJE

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e një ditë më parë (23 shkurt) në Shënavlash të Durrësit, ku një 50-vjeçar u gjet i vrarë dhe i groposur nga fëmijët e tij në kasollen e bagëtive, pranë banesës.

pellumb meta4

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar dëshminë që ka dhënë për autoritetet Hysen Meta, i cili qëlloi për vdekje drejt të atit Pëllumb Meta.

Mësohet se Hysen Meta ka pranuar se ka pasur konflikte të shumta me babain e tij për shkak se ky i fundit e ofendonte shpesh pasi ai ishte i papunë.

Në dosje tregohet se në datën 10.02.2024 pasdite kur kanë qenë të dy në banesë Hysen dhe Pëllumb Meta janë konfliktuar tek kuzhina dhe djali më pas ka dalë e ka marrë armën pistoletë TT të babait që e linte tek një dhomë e vogël dhe me të e ka qëlluar atë katër herë duke e lënë të vdekur.

Gropa ku u varros Pëllumb Meta
Gropa ku u varros Pëllumb Meta

Bashkë me të vëllanë, pas groposjes së trupit rreth orës 04.00, ata kanë lëvizur makinën për ta hequr nga banesa dhe për të krijuar alibinë që babai ishte larguar, dhe kështu Amarildo ka marrë makinën tip “Citroen” e ka lëvizur në drejtim të Sektor Rinia për ta lënë automjetin atje.

Më pas me një makinë “Audi A8”, ngjyrë të zezë që ia ka marrë shtetasit S. B. e ka ndjekur pas të vëllanë e janë kthyer në banesë.

Më pas armën pistoletë, sipas asaj që është mësuar nga autoritetet, ai ka thënë se e ka fshehur në zonën e vaskave të kënetës përballë banesës së tyre, aty ku edhe u gjet më pas nga policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura