“Me një burrë u martova”- Kozeta Kurti flet për dasmën e saj, ja mesazhi që e përloti: Ai e di që i kam qejf…

Sep 25, 2023 | 15:06
SHPËRNDAJE

Gazetarja Kozeta Kurti celebroi dashurinë e saj në martesë pak javë më parë.

kozeta kurti

Por ajo e mbajti të fshehtë, derisa fotot nga dasma u publikuan nga miqtë e saj në rrjetet sociale.

Kozeta Kurti, e ftuar në “Vila24”, u shpreh se nuk dëshiron të flasë asnjëherë për jetën private, duke shtuar “me një burrë u martova, jo me ufo”.

kozeta kurti1

Ajo u përlot nga një letër e nipit të saj që ia kishte dedikuar.

“Ai është një mistrec i vogël se e di që i kam qejf gjërat e personalizuar”, u shpreh ajo.

letra

“Nuk kam dashur asnjëherë të flas për jetën time private pasi mendoj se nuk ka ndonjë interes jo se jam njeri hermetik apo që s’dua të komentoj dasmën time por kam menduar që me një burrë u martova dhe jo me një ufo. Kjo letër që më përloti ishte edhe në dhuratat që familja e vëllait tim kishte bërë në dasmën time. Ai është një mistrec i vogël se e di që i kam qejf gjërat e personalizuar. Në dasmën tonë kanë qenë të ftuar 383 veta por dedikimi i nipit ka qenë dedikimi më i bukur”- rrëfeu Kozeta Kurti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura