“Me lëpirje ke ardhur deri këtu”- Lediona debaton ashpër me Meritonin: Tregoje veten se kush je, jo puci-puci

Feb 12, 2024 | 15:00
SHPËRNDAJE

Dy banorët e BBV, Lediona Xheladinaj dhe Meriton Mjekiqi janë përfshirë në një debat me njëri-tjetrin brenda shtëpisë.

meritoni lediona

Gazetarja i kërkoi Meritonit që të luajë individualisht në garë dhe sipas saj “deri më tani ka ardhur duke u lëpirë”, duke nënkuptuar lidhjen që ai ka me Ilnisa Agollin.

“Tregoje veten kush je ti, jo puci puci”, i drejtohet Lediona. Ndërsa ironizoi moderatorin duke i thënë: “Lëpihu, lëpihu se me lëpirje ke ecur deri tani.”

Pjesë nga debati:

Lediona: Ec individualisht. Tregoje veten Meriton. Lëpihu, lëpihu se me lëpirje ke ecur deri tani

Meritoni: Po paske qëndruar me të në Itali zemër se ti përdor fjalët e Rinorit, por bukurosh është

Lediona: Ec vetëm, tregoje veten

Meritoi: Po shumë më kishit marrë mësysh, preke hundën marshalla

Lediona: Kush je ti, tregoje jo puci puci

Meritoni: Po e paskeni dashur shumë Rinorin. Disa jeni të martuar more dhe disa jeni single

Lediona: Jo puci puci

Meritoni: Ohoo, fillove edhe ti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura