“Më hoqën nga puna sepse nuk isha dashnorja e…”- Këngëtarja e famshme rrëfen largimin drejt Zvicrës dhe vuajtjet në Shqipëri: Ika kur karriera ime ishte në kulmin e saj

Dec 9, 2022 | 11:08
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Mimoza Selimi është zhvendosur prej disa vitesh në Zvicër. Ajo tregoi se iku nga Shqipëria në një moment kur karriera e saj ishte në kulm.

mimoza selimi

Ajo u shpreh se u detyrua të largohet nga vendi për shkak se e hoqën nga puna në programin e mëngjesit që moderonte me “pretekstin se mora pjesë në një event të PD, por në fakt ndodhi sepse nuk vija nga një familje e ngritur dhe nuk isha dashnorja e filanit.”

“Unë ika në një kohë kur karriera ime po fillonte, në kulmin e saj. Epo kështu ishin rrethanat, më detyruan. Më hoqën nga programi i mëngjesit sepse mora pjesë në një event të Partisë  Demokratike. Por ky ishte një pretekst, sepse unë nuk vija nga një familje e ngritur, nuk isha as dashnorja e filanit, më falni për fjalorin.

Mendonin se isha malësore, kur e merrnin vesh që isha Jugu, më thoshin: ‘Ua po ti qenke e jona’.

Unë e kam vuajtur jashtë mase. Unë e them gjithmonë, që malok nuk të bën vendi nga vjen, por mendësia.

Unë u largova në Zvicër, kam kënduar gjatë gjithë kohës. Nuk kam bërë karrierë internacionale, por kam prezantuar. Gazetat këtu kanë shkruar për mua si ambasadore e artit në Shqipëri. Për disa vite, nuk kam dashur të këndoj, sepse kam humbur dy vëllezër dhe babain. Edhe nuk mund ta merrja dot veten. Ndërsa tani dua të këndoj, pasi edhe ata do të donin që unë të jem e lumtur”, tregoi këngëtarja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura