“Më 11 shkurt nis një valë protestash që ndalojnë vetëm kur të largohet Edi Rama”- Ish-deputeti i PD në Panorama TV: Ta harrojë që opozita nuk merr pjesë në zgjedhje

Feb 4, 2023 | 13:52
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu, në një intervistë për PANORAMA TV, tha se protesta kombëtare e 11 shkurtit “nuk është data e një proteste, por është fillimi i një vale prorestash që ndalojnë vetëm kur të largohet Edi Rama”.

“Nuk ikën Rama duke i thënë ik, por duke e larguar atë. Teza e qeverisë që me protesta nuk zgjidhet gjë është shumë e gabuar, bëj thirrje çdo qytetari mos e pranoni tezën qe qeverisë që nuk e mundni dot politikën, por politika iu mund ju. Sovrani jeni ju.

Ne do i dalim për zot cdo qytetari që vjen në atë shesh dhe së bashku Shqipërisë.

Kufta kundër Ramës është patriotike dhe jo politike. Ky njeri është armiku kryesor i sukseseve të Shqipqrisë, ky është kërcënim kombetar, nuk është politikan por kriminel, nuk është kryeministër pot është bandit, këto nuk janë fjalë të rënda e gjuhë agresive, por gjuhë faktesh. Sot protesta është detyrë kombëtare.

Ka pasur protesta shumë të mëdha që mund të kishin qenë të suksesshme për të realizuar largimin e Ramës, por ndodhi një dramë kombëtare, opozita u shit, nuk ishte gabim aksioni, aksioni u shit, sot kemi një lidership që nuk shitet as me biznese e vila e nuk e merr dot njeri peng Sali Berishën. Me zgjedhje vijmë në pushtet por rregjimi duhet të rrëzohet

Falë këtyre protestave do vijë largimi i Ramës, që do sjellë zgjedhje të vërteta në Shqipëri.

Në zgjedhje do marrim pjesë e do fitojmë e do heqim dhe këtë njëkohësisht. Ta harrojë ai që ne nuk marrim pjesë në zgjedhje”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura