“McGonigal”/ Skandali i “mikut të Ramës” mbërrin në Kongresin e SHBA, zbardhet letra e Komitetit Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve për drejtorin e FBI-së

Feb 3, 2023 | 7:21
SHPËRNDAJE

Komiteti Gjyqësor i Kongresit Amerikan i ka dërguar një letër drejtorit të FBI-së, ku i kërkon informacion të plotë mbi çështjen McGonigal.

-800-0-63dc016b26f53

Ka qenë vetë Kongresi që ka bërë publik kërkesën, ku thuhet se McGonigal akuzohet për shkelje të sanksioneve kundër Rusisë dhe për vepra të tjera penale, lidhur me punën e tij me një oligark rus.

“Ju lutem siguroni informacion në lidhje me të dhënat personale të Charles McGonigal, duke përfshirë, por jo duke u ndalur vetëm tek historiku i punës së tij, formularët e vlerësimit, sigurisë dhe dokumente të lidhura me to.

Të gjitha dokumentet dhe komunikimet referuar ose të lidhura me veprime të marra ose të planifikuara të merren për të vënë në rrezik sigurinë kombëtare.

Lutemi që informacionet të dorëzohen sa më shpejt të jetë e mundur, por jo më vonë se data 16 shkurt”, thuhet mes të tjerash në kërkesën e Kongresit.

Kujtojmë se në akt-padinë e SHBA-së, përmendet 14 herë edhe emri i kryeministrit Edi Rama dhe lidhjet që ai kishte, së bashku me dy zyrtarë të tjerë Shqiptarë, Agron Nezën dhe Dorian Duçkën, me ish-agjentin McGonigal.

Atje flitej për të paktën 4 takime që Rama kishte zhvilluar me McGonigal në Shqipëri dhe SHBA, të cilat ishin zhvilluar në kundërshtim me protokollet e FBI-së për të tilla takime.

WhatsApp-Image-2023-02-02-at-22.23.55

WhatsApp-Image-2023-02-02-at-22.24.50-1 WhatsApp-Image-2023-02-02-at-22.24.50 WhatsApp-Image-2023-02-02-at-22.24.49

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura