Mbyllja e fushatës së PS në Tiranë/ Luljeta Bozo: Vota jonë është e rëndësishme dhe individuale, ndaj duhet të shkojë në drejtimin e duhur

Apr 22, 2021 | 18:24
SHPËRNDAJE

Kandidatja për deputete e PS-së në Tiranë, Luljeta Bozo në fjalën e saj të mbylljes së fushatës së socialistëve në Tiranë i ka ftuar të gjithë qytetarët që të votojnë PS-në.

luljheta

Zonja Bozo theksoi se PS ka bërë një fushatë brenda gjithë rregullave duke pasur në vëmendje respektimin e rregullave anti-COVID dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Luljeta Boze: Jam krenare që po përfaqësoj një brez që ka punuar me devotshmëri të pashoqe për vendin. Ju ftoj të gjithëve të votojmë në 25 prill se jemi të lirë të lëvizim në sajë të vaksinës që siguroi qeveria jonë dhe na e dha këtë mundësi, që të gëzojmë nipër e mbesa dhe të gëzojmë jetën, se me shumë mundësi armikun e padukshëm po e mposhtim avash-avash. Jemi në fund të fushatës sonë dhe mendoj se kemi bërë një fushatë qytetare, duke respektuar rregullat, ligjet dhe duke bënë të parat shëndetin e tij.

Fushata jonë ka qenë brenda gjithë rregullave duke pasur në vëmendje respektimin e njeri-tjetrit, nënën motrën, brezat e vjetër dhe të gjithë ata që do ta çojnë para vendin tonë.

Si gjyshe dhe shkencëtare mendoj se nuk duhet të reshtim së punuari në mënyrë që të realizojmë me sukses rindërtimin, të mposhtim armikun përfundimisht, të ndërtojmë rrugë qytete.

Një fjalë të fundit si gjyshe dhe si shkencëtare mendoj se vota jonë është e rëndësishme, e shenjtë, individuale dhe duhet të shkojë në drejtimin e duhur, për PS,       që është forca më progresiste në vendin tonë dhe ne do jemi të qetë që kemi bërë detyrën tonë ndaj familjes dhe vendit tonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura