Mbledhja e Kryesisë së PD/ Berisha: Demokratët të mos ndjekin pengjet e Edi Ramës. Lulzim Brava dhe Alibasha mbahen nga lidhjet me krimin

Mar 25, 2023 | 21:54
SHPËRNDAJE

Në mbledhjen e Kryesisë së PD, ku po diskutohen listat për Këshillat Bashkiakë më 14 maj, ish-kryeministri Sali Berisha u bëri thirrje demokratëve të mos ndjekin Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn.

berisha

Teksa i cilësoi si pengje të kryeministri Edi Rama, Berisha tha se ata mbahen nga lidhjet me krimin dhe janë të larguar nga PD.

“Kandidatë po bashkohen dhe janë të vendosur të mos mashtrohen të vazhdojnë kontributin e tyre në PD, koalicionin “Bashkë Fitojmë” dhe të bëjmë gjithçka për rivendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri, për fundin e monizmit dhe për fitoren e kandidatëve të Primareve. Theksoj se ne ftojmë çdo demokrat të bashkohet në këtë betejë dhe të mos ndjekë dy pengje të diskredituara të Edi Ramës, Lulzim Brava dhe Alibashën, që të dy të mbajtur peng nga lidhje krimi nga Edi Rama, dhe natyrisht të dy për lidhjet e tyre me krimin janë të larguar nga PD, çdo person që del jashtë standardeve, kritereve të të qenit anëtar i kësaj partie e humbet anëtarësinë kur verifikohen lidhje me krimin dhe e vërteta është që të dy këta, Basha me dosjen e mbyllur nga Edi Rama, ky tjetri me probleme serioze që nuk i ka deklaruar, po mbahen peng dhe keqpërdoren në mënyrë ekstreme nga Edi Rama, ndaj ftoj përsëri të gjithë demokratët të mbështesin kandidatët e Primareve. Është një moment historik për forcën tonë politike të ngrihemi si misionarë për të firmosur me duart tona ndryshimin, rivendosjen e pluralizmit”, tha Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura