Mbetën të bllokuar nga dallgët e larta dhe rrezikuan të mbyteshin, policia shpëton dy shtetas në Shëngjin

Apr 24, 2024 | 16:33
SHPËRNDAJE

Shërbimet e Policisë Kufitare në Shëngjin i ka ardhur në ndihmë dy shtetasve, të cilët rrezikuan të mbyteshin për shkak të dallgëve të larta, teksa peshkonin.

7888

Shtetasit e shpëtuar, Gj. L., 56 vjeç, dhe S. L., 43 vjeç, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Po ashtu në hapësirën e portit është tërhequr edhe mjeti ujor me të cilin ata peshkonin.

Njoftimi i policisë:

Shëngjin, Lezhë

Shërbimet e Policisë Kufitare iu shkojnë në ndihmë 2 shtetasve, të cilët rrezikuan të mbyteshin teksa peshkonin, për shkak të dallgëve të larta.

Sapo janë njoftuar se në hapësirën ujore ndërmjet Shëngjinit dhe Tales, për shkak të dallgëve të larta të detit, kishin mbetur të bllokuar, ndërkohë që peshkonin, 2 shtetas, shërbimet e SPK Shëngjin janë nisur për të ofruar ndihmë.

Si rezultat janë lokalizuar, marrë në mjetin lundrues të Policisë Kufitare dhe transportuar në portin e Shëngjinit, shtetasit Gj. L., 56 vjeç, dhe S. L., 43 vjeç, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu, është tërhequr në hapësirën e portit, mjeti ujor me të cilin ata peshkonin.

Dy shtetasit kanë falënderuar shërbimet e Policisë Kufitare për gatishmërinë dhe ndihmën e ofruar menjëherë.

Policia e Shtetit apelon që në çdo rast nevoje të kontaktohet me strukturat e saj, sepse reagimi dhe ndihma do të jenë të menjëhershëm.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura