“Mbështetja për Ukrainën ndonjëherë ngecet”- Rama në konferencë me Zelenskyn: Atyre që mendojnë se lufta ndalet duke çarmatosur viktimën u them se…

Feb 28, 2024 | 13:47
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me Presidentin  e Ukrainës, Volodymyr Zelensky i bëri thirrje të gjitha shteteve që ta ndihmojnë këtë shtet i cili është pushtuar nga Rusia.

edi rama zelenskyy

Kreu i qeverisë shqiptare kishte edhe një kritike për ato shtete që mendojnë se lufta ndalet duke çarmatosur viktimën.

Sipas kryeministrin, “kjo është jo vetëm cinike, por edhe absurde”.

Rama u shpreh se ndonjëherë ndihma për Ukrainën ngec për shkak të politikave të brendshme të vendeve, apo edhe për burokraci.

“Ne do vazhdojmë të qëndrojmë krah Ukrainës dhe ta mbështesim atë për aq kohë sa kjo do të jetë e nevojshme dhe për aq kohë sa të ndodhë një paqe që zgjat. Sigurisht Shqipëria është një anëtare krenare dhe pse e vogël e NATO-s dhe së bashku me të gjithë aleatët tanë të NATO-s, por po kështu së bashku me të gjithë partnerët tanë nga Uashingtoni në Bruksel kemi dënuar agresionin dhe kemi bërë gjithçka kemi mundur dhe do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për ta ndihmuar Ukrainën me të gjithë mjetet.

Në të njëjtën kohë sidoqoftë jemi të vetëdijshëm për kapacitetet tona dhe jemi mjaft të ndërgjegjshëm që ajo për të cilën ka nevojë Ukraina është sigurisht mbështetja dhe ndihma e të gjithëve, por para së gjithash ndihma dhe mbështetja e të mëdhenjve e më të pasurve në bashkësinë tonë demokratike.

E shohim me shqetësim që kjo mbështetje ndonjëherë ngecet sepse Ukraina shndërrohet  në një çështje të politikes së brendshme të njërit vend a tjetrit apo sepse ndodhin vonesa shumë të gjata burokratike. Por, nëse demokracitë kanë procedurat e tyre dhe demokracitë janë më të vështira dhe më komplekse për të punuar dhe për të sjellë rezultate, nga ana tjetër, kemi një aggressor, i cili nuk ndalet për as edhe një sekondë së godituri në përpjekjen e vet për të aneksuar dhe më shumë territori, duke marrë në mënyrë të pamëshirshme jetën e të pafajshme dhe duke vazhduar të shkatërrojë Ukrainën dhe ta bëjë shumë të vështirë për familjet, për gratë, për fëmijët që të jetojnë një jetë normale.

Sigurisht dëgjojmë edhe më duhet të them një ndjenjë fort të trazuar, shumë njerëz në mbarë Europën që deklarojnë se të ndihmosh, të mbështesësh Ukrainën, t’i japësh Ukrainës mjetet për të mbrojtur kombin e vendin e vet është ajo çka po nxit vazhdimësinë e luftës.

Ata pretendojnë se ndalja e dhënies së armëve Ukrainës do të sjellë paqen. Kjo, jo vetëm është cinike, por edhe absurde. Sepse nuk e ndal luftën, duke çarmatosur viktimën, e ndal luftën duke ndalur agresorin.

Ja pse dua të përfitoj nga ky rast që t’u them të gjithë atyre që duan të dëgjojnë, se Ukraina meriton të mbështetet dhe të ndihmohet me të gjitha mjetet e nevojshme për t’i rezistuar dhe për t’u siguruar që çdo paqe që do të vijë pas kësaj lufte të jetë një paqe e drejtë. Një paqe e drejtë që mbështetet kryesisht në parimet e planit 10 pikësh të President Zelenskit të cilin e mbështesim, e duam ta shohim të diskutohet  thellësisht në mënyrë serioze nga të gjitha kombet e bashkësia e tyre”, tha nder te tjera Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura