Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ka folur për mediat pas përfundimit të seancës ku u miratuan disa projektligje, por jo ai i Amnistisë Penale, i cili u tërhoq nga seanca.
Çuçi është shprehur se mazhoranca është tërhequr në respekt të traditës së deritanishme që të votohet me konsensus, pasi sipas tij votat janë aty.
Çuçi: U tërhoqëm ne respekt të traditës së deritanishme që te votohet me konsensus, sepse perfituesit e këtij ligji janë qofte te majte apo te djathtë.
Ne i kemi solide votat tona. Ka dhe të tjerë brenda parlamentit që e votojmë amnistinë dhe ne jemi të duruar për të respektuar traditën.
I pyetur nëse në vazhdim do të ketë negociata me opozitën, Çuçi tha se do të shihet në vijim se çfarë qëndrimi do të ketë opozita.
Çuçi: Në respekt të këtij bashkëpunimi, sot e tërhoqëm do shohim në ditët në vijim qëndrimin e opozitës.
Publiku e ka kuptuar se kush e ka seriozisht, jo vetëm për këtë, por për të gjithë ligjet.
Në ligjin e sotëm që u shty, ka shumë demokratë që përfitojnë, për por hirë të luftës së brendshme kanë qëndrimet e tyre. Unë besoj se do të reflektojnë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al