Master për sigurimet te “Luarasi”, Ruka: Programet për nevojat e tregut

Nov 22, 2017 | 9:25
SHPËRNDAJE

Kolegji Universitar “Luarasi” ju jep mundësinë që të ndiqni studimet e ciklit të dytë, në programet master profesional “Për sigurinë dhe rendin publik”, si dhe “Për menaxhimin e sigurimeve”.

 Presidenti i “IHB-Group” Irfan Hysenbelliu, rektori Ruka dhe presidenti i “Eurosig” Morina, dje gjatë ceremonisë
Presidenti i “IHB-Group” Irfan Hysenbelliu, rektori Ruka dhe presidenti i “Eurosig” Morina, dje gjatë ceremonisë

Në ceremoninë e çeljes së këtyre dy programeve të reja, mbajtur dje, ishte i pranishëm presidenti i “IHB-Group”, Irfan Hysenbelliu, si edhe personalitete nga dikastere të ndryshme, me të cilat “Luarasi” bashkëpunon për të siguruar, krahas efikasitetit të programeve, edhe punësimin e studentëve.

Kreu i bordit të AMF, Pajtim Melani
Kreu i bordit të AMF, Pajtim Melani

Të diplomuarit do të jenë brezi i parë që do të certifikohen me njohuritë e nevojshme në këto dy lëme studimi, që përbëjnë risi për sistemin tonë arsimor. Për rektorin e KU “Luarasi”, prof. dr. Et’hem Ruka, këto dy kurse janë simbol i qenësishëm i bashkëpunimit të institucionit që ai drejton me nevojat që ka sot tregu. “Këto dy mastera janë shumë të rëndësishëm, janë simbol i bashkëpunimit të institucionit tonë me nevojat e ekonomisë së tregut. Faleminderit që keni zgjedhur universitetin tonë dhe uroj të dilni të gjithë me rezultate maksimale. Dua të përshëndes edhe presidentin e ‘Hysenbelliu Group’, zotin Irfan Hysenbelliu, i cili ka mbështetur iniciativën tonë për hapjen e këtyre masterave dhe shpresoj që vitin e ardhshëm, ky universitet të çelë edhe programe të reja studimi në nivel master, në mënyrë që t’u shërbejë nevojave të ekonomisë së tregut”, tha rektori Ruka.

Rektori i “Luarasi”, Et’hem Ruka
Rektori i “Luarasi”, Et’hem Ruka

MASTERI PËR SIGURIMET

Një pjesë e konsiderueshme e studentëve, që i kanë besuar studimet e ciklit të dytë “Luarasit”, janë në marrëdhënie pune. Sipas dekanit të Fakultetit Ekonomik, prof. as.dr Mateo Spaho, një ndër objektivat e masterit në fushën e sigurimeve, është që të rrisë aftësitë dhe kapacitet e tyre njëherazi të kontribuojë në formimin e profesionistëve të rinj. “Për herë të parë në Shqipëri, kemi një master profesional 1-vjeçar që lidhet me menaxhimin e sigurimeve.

Kompanitë e sigurimeve kanë qenë shumë të interesuara. Në kursin e parë të sapohapur të masterit, një pjesë e madhe e studentëve punojnë në tregun e sigurimeve dhe duan të rrisin aftësitë dhe kapacitetet e tyre, që në Shqipëri të përmirë- sohet tregu i sigurimeve si dhe gama e produkteve që duhen ofruar.

Presidenti i "Eurosig", Kadri Morina
Presidenti i “Eurosig”, Kadri Morina

Një nga objektivat e këtij masteri është të formojë sa më shumë profesionistë. Industria e sigurimeve është në fazën embrionale në vendin tonë, ne kërkojmë që kjo industri të rritet duke e zhvilluar ekonomikisht vendin”. Mbështetje kursi i parë i sapoçelur i masterit profesional, “Për menaxhimin e sigurimeve”, ka marrë nga presidenti i “Eurosig”, Kadri Morina.

“Ky program është një vlerë e shtuar për industrinë e sigurimeve. Ai ka një rëndësi të veçantë si cikël, edhe për kohëzgjatjen që ka zgjedhur Universiteti “Luarasi”, duke u krijuar oportunitetin punonjësve që ta ndjekin paralelisht me punën. Kjo do t’i ndihmojë në ecurinë e tyre duke iu ofruar mundësinë që dijet e përftuara, t’i vënë në zbatim. Unë uroj që nga ky universitet, të merrni njohuritë e duhura që i mungojnë tregut të sigurimeve”, tha Morina.

MASTERI PËR SIGURINË

Krahas programit master në fushën e sigurimeve, një tjetër program që ofrohet nga KU “Luarasi”, është edhe ai “Për sigurinë dhe rendin publik”, i cili ka për qëllim të nxjerrë ekspertë në çështje të studimeve strategjike dhe të sigurisë ku target-grupi janë uniformat blu apo efektivat e Forcave të Armatosura Shqiptare.

“Është shumë e rëndësishme që të studiosh paraprakisht tregun për të zgjedhur programin e studimit që kërkon të hapësh. Në studimet që ne realizuam, pamë që ishte një master i munguar dhe askush tjetër nga institucionet e arsimit të lartë nuk e ofronte. Çelja e masterit profesional, “Për sigurinë dhe rendin publik”, u diktua krahas nevojës së tregut edhe nga kërkesat e mbërritura në universitet nga shumë të interesuar. Target-grupi që ka shprehur më tepër interes për të ndjekur këtë master, janë të gjithë punonjësit e Policisë, ata që shërbejnë në Forcat e Armatosura”, vuri në dukje dekania e Fakultetit Juridik, prof.as.dr Rezana Konomi.

Masterat kanë një kohëzgjatje 1-vjeçare. Ata janë një mundësi e vyer për të gjithë ata, të cilët duan të certifikohen me një diplomë masteri në fushën e sigurimeve dhe atë të sigurisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura