“Marrëveshja për drithërat në Detin e Zi është zgjatur me 60 ditë”, Rusia konfirmon deklaratën e Erdogan: Mundësi për të ndihmuar sigurimin e…

May 17, 2023 | 19:24
SHPËRNDAJE

Rusia ka konfirmuar zgjatjen e marrëveshjes së grurit në Detin e Zi me 2 muaj të tjerë.

ukraine-grurwe

Sipas mediave të huaja, lajmin e bëri të ditur zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, e cila tha se kjo bëhet për sigurinë globale të ushqimit.

“Ne konfirmojmë njoftimin e presidentit turk për një zgjatje dy-mujore të nismës së Detit të Zi, e cila është një mundësi për të ndihmuar në sigurinë globale ushqimore, për të ndihmuar në radhë të parë vendet që kanë më shumë nevojë për të,” u shpreh ajo.

Presidenti turk Erdogan tha më herët se marrëveshja e grurit ishte zgjatur edhe për 60 ditë të tjera.

“Me përpjekjet e vendit tonë, mbështetjen e miqve tanë rusë dhe kontributin e miqve tanë ukrainas, marrëveshja e drithërave të Detit të Zi është zgjatur edhe për dy muaj të tjerë”, u shpreh Erdogan më herët.

Megjithatë Zakharova vazhdoi duke thënë se pikëpamjet kryesore të Moskës për marrëveshjen nuk kanë ndryshuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura