Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Kryeparlamentarja Lindita Nikolla: Hap i qëndrueshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve! Kontribuon në arritjen e paqes në rajon

Mar 19, 2023 | 12:10
SHPËRNDAJE

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka përshëndetur dakordësimin mes Serbisë dhe Kosovës për planin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.

Lindita-Nikolla

Përmes një postimi në Facebook, Nikolla shkruan se ky zhvillim shënoi një hap të qëndrueshëm për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Sipas saj, zbatimi i këtij plani do kontribuojë për arritjen e paqes në rajon.

“Normalizimi i marrëdhënieve dypalëshe midis Kosovës dhe Serbisë shënoi një hap të qëndrueshëm përpara, me dakordësimin në takimin e Ohrit për hapat praktikë për zbatimin e marrëveshjes, sipas aneksit të planit evropian.

Pajtimi me propozimet, zbatimi i këtij plani dhe dialogu mes dy vendeve do t’i kontribuojë prosperitetit e paqes në rajon dhe avancimit të tyre drejt familjes evropiane.

Mirënjohje BE dhe ShBA për kontributin!”, shkruan kryeparlamentarja Nikolla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura