Marrëdhënie treshe me bashkëshortin dhe aktoren! Rita Ora flet për fotot ku shihen duke u puthur dhe përkëdhelur: Ishin vetëm…

Jan 24, 2023 | 10:14
SHPËRNDAJE

Rita Ora ka folur për thashethemet se ishte në një marrëdhënie treshe me bashkëshortin e saj Taika Waititi dhe aktoren Tessa Thompson pasi u panë duke u puthur dhe përkëdhelur në një festë.

rita ora4

32-vjeçarja, e cila u martua me bashkëshortin e saj regjisor vitin e kaluar, theu heshtjen e saj pas pretendimeve se treshja ishin në një lidhje në atë kohë.

Duke hedhur poshtë çdo ‘thashethem’, Rita tha: “Në atë foto ishin vetëm një grup miqsh që po kalonin mirë me njëri-tjetrin. Taika dhe Tessa thjesht po e linin veten të lirë.”

Në imazhet e publikuara në maj 2021, Rita dhe Taika shiheshin duke pirë duhan në një ballkon në Sydney me yllin 39-vjeçaren.

Treshja shihen duke u puthur dhe përkëdhelur në foto. Rita këmbënguli se nuk kishte asgjë më shumë se argëtim miqësor, por ajo falenderoi komunitetin LGBT dhe fansat e saj për ‘normalizimin’ e situatës.

Kur u pyet nëse ishte i mërzitur nga vëmendja që morën fotot, Taika tha: “Jo në të vërtetë. Unë mendoj se në botën e internetit, gjithçka kalon shumë shpejt.

Dhe gjithashtu, “A është një problem kaq i madhe?” Jo, jo dhe aq. Nuk po bëja asgjë të keqe.”

Tessa ishte një nga yjet e filmit të tij Thor: Love and Thunder, të regjisorit Taika.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura