“Mami të dua shumë”- Olta Gixhari suprizohet nga djali i saj Amar! Video-mesazhi që përloti aktoren

Feb 1, 2023 | 10:06
SHPËRNDAJE

Aktorja Olta Gixhari është surprizuar me një videomesazh të djalit të saj Amar, të cilin nuk e shikon prej datës 25 dhjetor kur u bë pjesë e spektaklit.

olta gixhari

Në një video të regjistruar pranë ambienteve të BBV, ai shihet teksa luan me një aeroplan lodër dhe dëgjohet duke thënë: “Mami të dua shumë”.

“Është i lumtur, qesh, është rritur. Të paktën nuk ka paskan prerë flokët. Më ka marrë malli shumë”, u shpreh Olta Gixhari mes lotësh, e emocionuar pasi pa vogëlushin e saj.

djali olta gixhari

Aktorja dhe partneri i saj Dori mirëpritën në jetë djalin në gusht të vitit 2020. Prej momentit të njohjes me partnerin, Olta Gixhari është zhvendosur në Spanjë ku ka krijuar jetën e saj dhe u rikthye në Shqipëri për tu bërë pjesë e BBV.

olta gixhari1 olta gixhari7 olta gixhari6 olta gixhari (9) olta gixhari (4) olta gixhari5 olta gixhari4 olta gixhari6 olta gixhari3 olta gixhari7 olta gixhari2 olta gixhari

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura