“Malësia nuk e harron torturën e 2006-ës në Mal të Zi”, Gjeloshaj: Proces i montuar. Të hapen dosjet!

Sep 9, 2023 | 12:34
SHPËRNDAJE
Shqiptarët që themeluan partinë e parë shqiptare, 'Lidhja Demokratike në Mal të Zi'.
Shqiptarët që themeluan partinë e parë shqiptare, ‘Lidhja Demokratike në Mal të Zi’.

Nik Gjeloshaj, Kryetari i Komunës së Tuzit në ka rikthyer ngjarjen e shtatorit të 2006-ës, e cila përkon me vendimin për dënimin e shqiptarëve në Mal të Zi.

Përmes një statusi në Facebook, Gjeloshaj i kërkon Këshillit Nacional ‘që të hapë dosjet për të vërtetën dhe gjykimin e bashkëvendasve pa argument.’

Sipas Gjeloshajt, ai proces ishte i montuar dhe se i vetmi faj i shqiptarëve ishte kombësia.

Status i Kryetarit të Komunës, Nik Gjeloshaj:

“Kurrë Malësia nuk do ta harrojë torturën që është bërë më 9/9/2006!
Kurrë nuk do të harrojmë vendimin antishqiptar për gjykimin e bashkëvendasve tanë me burg, pa asnjë argument! Kurrë Shqiptaret nuk do ta harrojnë këtë proces të montuar politik nga shteti i Malit të Zi!

Ftoj Këshillin nacional për siguri që të hapë këtë dosje, dhe që e verteta të dali në dritë.
Ështe koha që të procesohen ata që montuan këtë proces!

Është koha që në emer të shtetit të kërkohet falje për këtë proces të montuar, për ata që kishin vetëm një “faj”, se ishin shqiptar!
Do të vijë dita për drejtësi!”

Kujtojmë se dhjetra shqiptarë u arrestuan nën kuadrin e operacionit policor “Fluturimi i Shqiponjës”, për shkak se thuhej se kishin planifikuar sulme terroriste në prag të zgjedhjeve lokale dhe parlamentare në shtator të vitit 2006, për të krijuar një rajon shqiptar në territorin e Malit të Zi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura