Makron jep lajmin për të rinjtë: Prezervativët do të jenë falas për moshat 18-25 vjeç

Dec 9, 2022 | 9:08
SHPËRNDAJE

Franca ka marrë vendim që për të gjithë të rinjtë e moshës 18-25 vjeç, të ofrohen prezervativë falas në farmaci. Këtë e ka bërë të ditur presidenti francez, Emmanuel Macron, nëpërmjet një statusi në Facebook të enjten.

makron

“Për të gjithë të rinjtë e moshës 18-25 vjeçare, në vitin 2023, prezervativët do të jenë falas në barnatore”, ka thënë ai.

makron

Këtë vendim, autoritetet e morën si tentim për t’i reduktuar shtatzënitë e padëshiruara tek të rinjtë.

“Është një revolucion i vogël”, ka deklaruar me pare Macroni gjatë një debati për shëndetin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura