“Diskutuam strategjinë e opozitës në Kuvend”- Alibeaj flet pas mbledhjes së Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD: Armiku ynë i vetëm, Edi Rama

Sep 20, 2021 | 15:28
SHPËRNDAJE

Kryesia e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike zhvilloi sot në orën 12:30 një mbledhje për të diskutuar mbi strategjinë e opozitës në Parlament.

alal

Në përfundim të mbledhjes, nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se opozita ka vetëm një synim largimin e Edi Ramës, që sipas tij është armiku i vetëm i shqiptarëve.

Diskutuam strategjinë e opozitës në Parlament, pastaj do detajojmë punën në komisione. Armiku i vetëm i shqiptarëve është Edi Rama. Me atë do luftojmë të gjithë, me strategji dhe me çdo mjet tjetër”, tha ai.

(11:30) Lulzim Basha mbledh sot Kryesinë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ja kur nis takimi

Do të mblidhet sot në orën 12:30 Kryesia e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Lajmi konfirmohet nga gazetari i “Panorama” Mariglen Kume.

Basha 1

Ende nuk dihet tema e diskutimeve mes kryedemokratit dhe deputetëve të tjerë të PD. Ndërkaq, nuk është bërë me dije qëndrimi i opozitës lidhur me votimin në Parlament të zgjatjes së mandatit për institucionet e reja të drejtësisë. Për të miratuar ndryshimet kushtetuese nuk mjaftojnë votat e PS, pasi duhen në total 94 vota.

Po ashtu mbetet e nxehtë çështja “Berisha” në Partinë Demokratike, pas vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e ish-kryeministrit nga Grupi Parlamentar.

Sali Berisha ka paralajmëruar mbajtjen e një tjetër takimi në Fier, ditën e martë, në kuadër të nismës së tij “Foltorja”. Ndërkaq ditët e fundit, deputetë dhe përfaqësues të tjerë të lartë në PD kanë sqaruar opinionin publik lidhur me vendimin për përjashtimin e Berishës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura