“Luli mbushur me poste imagjinare do t’ju shkarkojë nga ofiqet”- Analiza satirike e Agron Gjekmarkajt: Do të tërhiqem nëse Babo më fal edhe mua një bluzë si të Zelensky

Sep 3, 2023 | 19:52
SHPËRNDAJE

640-0-agron-gjekmarkaj-678 (1)

Nga Agron Gjekmarkaj

Satirë hermetike në pritje të një bluze nga Babo virani!

Një miku im gazetar nga ata të medhenjtë  më bëri një pyetje apo shqetësohesh nashi që Luli mbushur me poste imagjinare do t’ju shkarkojë nga ofiqet ? Ju gjegja si më poshtë !

Unë s’jam ketu se e kerkova këtë post po se ma kerkoi PD-ja e cila mund të ndahet në sa pjesë të duan teksa i pazoti jam ti bëj zap. Ata per orekset e tyre e kanë katandisur flamurin e PD në maskë, çarçaf apo jastek per vete, ndersa unë jam po ai që isha kur bashkë me Mark Markun kerkuam  votën për PD fushave të Lezhes e Kurbinit, kodrave e maleve të Mirdites , televizioneve të Tiranes dhe morem shumë.

Nuk kam ndermend të terhiqem nga pozicioni që më ka dhënë ajo vote, deri kur të kuptohet se cila nga pjesët është në pazar per kockat që hedh Babo virani me xhymertllekun që i lejon pushteti i pa kufi.

Sapo kocka e tij si dhuratë perendie  të bjerë mbi çarçafin e njërit , jastekun e tjetrit apo të rreshqasë nën maskat e improvizuara  të  të tjerve , unë do të hap rrugen i buzeqeshur.

Të pakten një buzeqeshje ma kanë borxh secili që më janë lutur të vi ketu ku jam veçse të zgjedh masken çarçafin apo jastekun. Do të terhiqem edhë në një rast tjeter krejt parimor, nëse Babo  me fal edhe mua një bluzë me mëngë të shkurtra si të Zelenskit.

Pra gjëja është më e thjeshtë se duket, terheqja ime si duhet askujt se ata e kanë në dorë të më heqin, keshtu që unë pres ose të shoh kocken e Babos se drejt kujt fluturon ose të fluturoj vete me bluzen e dhuruar nga Babo, identike me atë që thonë se ia ka dhënë vetë ai liderit të rizgjuar nga gjumi i thellë anti -rus.

Ndersa maskë antiamerikane nuk pranoj po këtë e thashë kot sepse e di që Babo virani nuk e tradheton kurrë atë qerrateshë Amerike ja di kimenë. Ai madje nuk iken nga froni vetem sepse nuk ja kalon dot askujt stafeten e dashurisë per Ameriken. E patë se ç’muzë derdhi teksa Juri Kim kalonte oqeanin mbi raportet e ambasadorve amerikanë të SHBA-ve vetë më shtetin tonë nopran e sederli?!

Dikush që ka parimin më mirë një vezë sot se një pulë mot mund të thotë të pakten mos insisto tek bluza po rrembeji gjyslyket   fap  Gaz Bardhit. Atij  errësoja rrugën, po kjo ska shans të ndodhë sepse nuk i zevendesoj  dot kurrë syzet e mia besnike të cilat më ndihmojnë të lexoj ankthet e ministrushvë të paket dhe brëngat e melankolitë shpirtkëputese të ministrusheve  të shumta  para natës së kater shtatorit që po përjetohet si ajo  e Shën Bartolomeut. Edha ata e ato të ngratat  lagin jastëkë e çarçafë më lot të ngrohtë taze që djegin si acid duke pikturuar portretin e Babos mbi shtroja e mbuloja.

Me leket e veta i ka Gazi gjyzlykët, përbashkues, deri në dhimbje e  ka dëshirën të pajtojë, Doktorin me Lulin, mua me Albanën, Joridën me vetveten, Salianjin me të ardhmen e Boten, Oerdin me ambiciet, Tritanin me të shkuarën, Mondin me çastin, Xhelen me rastin,   Kryezevendes Liderin Muli  me madhështinë, Inen me modestinë.    Vizione të tilla të  vënë mbi të dy e të gjithë. Hajde qerrata hajde.

Sikur të mos mjaftonte kjo gjyzlykë të tjera mund të më bëjnë të dua të shkatërroj me çdo çmim Ermonela Felajn  dhe kostumi i saj jeshil  të na mungojë gjatë , të mos ve re Etilden me syzet e saj bukolike, krehjen e fundit të Mimi di Puccinit, rënkimet e Tonit, të qeshurat  e dëlira e të pa zë të  Xhemalit, gëzimin e pandërprerë të Klotildes, sukseset palestrore të Damos,  seriozitetin e Dilo Nasufit, zymtësinë e Nasipit, vëngersinë e Çyrbes, dliresinë politike të Ben Pllumit, domixhanin e Laertit, taven me petulla të Ikonomit, qashtersinë e Shalsit, zulmen epike të Bujarit të Lushnjes,  sevdanë e dukshme të Ismet  Beqirit për liderin , marazin si hartë të Xhafes, nursesllekun e Etjenit, dilemat e Klosit, perpelitjet e Braçes,  shkundullimat  rrenqethese të Tezes,  që mos e dhëntë Zoti kurrë.

Se çkam madje dhe një tundim si llavë përcëlluese  që në vend që të tërhiqem nga aty ku skam qenë kurrë, të ngjitem per aty serbes  serbes.  Të ulem tek ajo dreq karrigeje që asnjëherë s’më ka ndjerë mbi vete dhe ti shoh të tërë e të tëra, ashtu nga lart si  hijerëndë, si kadi, përballë dhe të skërmis dhëmbët ,ah qafira qafira do ju bëj terbiet!

Ndërsa më në fund të mos e shoh më Babon dhe t’ja bëj rrup sup, nga sipër ta gjuaj me ç’më zë dora , kur na hedh rrufeja e romuze, kocka, bluza e lëpirëse.  Nuk mund të rri më të  kundroj si kukudh se si ai Skendebe ,se si ai Zeus zverdh e drithëron fytyrat e hasmit të bëra kashtë e koqe nga zavallet apo nga vrapi për të kapur kockën. Nuk e përballoj dot smirën  kur pleudaritë e tij  skuqin e lumturojnë fytyrat e shoqeni e motrani, të shokëve dhe shoqeve grusht bashkuara rreth komandantit legjendar ymri i të cilit po merr dhenë.

Dhe në fund një apo dy analistë që lexohen gjithmonë me qejf për nopranllekun , cinizmin dhe gjykimin e fundit pa të cilat ai zanat monoton do të bëhej shkruanin afër së vërtetës mbi ngjarjet në PD  në portalin e tyre se “më i zëshmi prej tyre, Agron Gjekmarkaj, larg të të tërëve, ka vendosur ta shuajë hidhërimin në fejtone hermetiko-satirike”. Pooo ! Nga latinishtja “satura lanx”- satira është pjatanca bosh e mbushur ne fruta të rralla e të papjekura për Perenditë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura