Luiz Ejlli “gdhend” në trup syrin e Kiara Titos! Këngëtari shpjegon kuptimin e tatuazhin e tij

Mar 6, 2023 | 9:33
SHPËRNDAJE

 

Këngëtari Luiz Ejlli ka bërë një tatuazh për të dashurën e tij Kiara Tito në shtëpinë e Big Brother Vip.

luiz ejlli kiara tito

Ai ka gdhendur në krah syrin e moderatores, me logon e Big Brother sipër, si edhe firmën e Kiarës.

“Syrin e Kiarës dhe logon e Bigut sipër, dhe firmën e Kiarës”, thotë Luiz Ejlli teksa u shpjegon banorëve kuptimin e tatuazhit të tij.

“E ka bërë 3D, ma ka bërë syrin fiks”, shprehet moderatorja.

Çifti nisën romancën e tyre brenda shtëpisë së BBV dhe kanë planifikuar bashkëjetesën pas përfundimit të spektaklit.

Madje dyshja kanë folur edhe për planet për tu bërë me fëmijë.

luiz ejlli

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura