Lufta në Ukrainë/ Kjo është lista me 48 shtete që Rusia i konsideron ‘armiqësore’, mes tyre edhe Shqipëria

Jul 22, 2023 | 17:08
SHPËRNDAJE

Rusia pas luftës në Ukrainë, ka bërë një listë të vendeve që i konsideron “armiqësore”.

putini

Sipas burimeve për mediat e huaja, bëhet me dije se në këtë listë bëjnë pjesë të gjitha vendet e Bashkimit Evropian (BE), Shtetet e Bashkuara, Japonia apo Kanadaja.

Ky urdhër vjen pas sanksioneve masive që vendet perëndimore kanë aktivizuar kundër Rusisë, si kundërpërgjigje ndaj vendimit për të luftuar në Ukrainë.

Vendi i kryesuar nga Vladimir Putin ka shtuar në listë edhe territoret e huaja që, sipas tij, kryejnë veprimtari armiqësore ndaj Federatës Ruse dhe kompanive ruse, njoftoi të hënën agjencia ruse Interfax.

Urdhri me listën që është shënuar nga kryeministri Mikhail Mishustinand është pjesë e Dekretit të Presidentit të Federatës Ruse të lëshuar më 5 mars 2022 “Për procedurat e parakohshme të partisë së caktuar ndaj disa kreditorëve të huaj”.

Pjesë e listës është edhe vendi ynë, Shqipëria.

Lista e shteteve:

Në total, lista ka 48 shtete. Konkretisht në listë janë 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, të cilët kanë miratuar dënimin e Rusisë pas fillimit të pushtimit të 24 shkurtit në Ukrainë dhe kanë njoftuar dërgesat e armëve për ushtrinë ukrainase.

Përveç tyre, në listë përcaktohen si vende armiqësore territore të tjera si SHBA, Australia, Shqipëria, Andorra, Britania (duke përfshirë ishullin Jersey dhe territorin e jashtëm që kontrollon: si ishulli Anguilla, Ishujt e Virgjër Britanikë dhe Gjibraltari), Islanda dhe Lihtenshtajni.

Në të njëjtën listë janë edhe Mikronezia, Monako, Zelanda e Re, Norvegjia, Republika e Koresë, San Marino, Maqedonia e Veriut, Singapori, Tajvani, Mali i Zi, Japonia Zvicerane.

Në këtë mënyrë, lista ruse ka përfshirë edhe Tajvanin që Pekini e pretendon si të tijën. Kjo të hënë, ministri i Jashtëm kinez Ëang Yistri theksoi se situata me Tajvanin nuk mban asnjë paralele me atë që ndodhi në botë: “Ato janë të ndryshme në thelb. Tajvani është një çështje e brendshme e kineze, ndërsa konflikti atje është mes dy vendeve. Shpresa e Tajvanit qëndron në ribashkimin”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura