Lufta në Lindjen e Mesme, Netanyahu: Kemi rrethuar me trupa izraelite shtëpinë e liderit të Hamasit

Dec 6, 2023 | 19:02
SHPËRNDAJE

Forcat izraelite po rrethojnë shtëpinë e liderit të lartë të Hamasit, Yahya Sinwar në Gaza, sipas Benjamin Netanyahu.

lcimg-43df0f40-852d-4988-955d-f8677c7fdde1

Dje thashë se forcat tona mund të arrijnë kudo në Rripin e Gazës. Sot ata po rrethojnë shtëpinë e Sinwar,” tha kryeministri izraelit.

“Shtëpia e tij mund të mos jetë kështjella e tij dhe ai mund të shpëtojë, por është vetëm çështje kohe para se ta marrim atë.”

Kush është Sinwar?

Yahya Sinwar ka udhëhequr Hamasin që nga viti 2017, pasi u bashkua me radhët e tij në fillim të viteve 1980.

Besohet se është arkitekti i sulmeve të 7 tetorit, ai është më i kërkuari i Izraelit, sipas Netanyahut.

Pseudonimet e 61-vjeçarit përfshijnë “fytyra e së keqes”, “kasapi i Khan Younis” dhe “njeriu i 12”,  në lidhje me 12 informatorët e dyshuar që ai besohet të ketë vrarë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura